Tregu i madh në Gostivar nga e martja i hap dyert për shitësit dhe blerësit. Hapjen e tregut e paralajmëroi kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari në mbledhjen e fundit të shtabit të krizave që u mbajt sot.
Tregtimi duhet të zhvillohet sipas rregullave të caktuara të cilat mund të jenë në drejtim të mbrojtjes si të blerësve ashtu edhe të shitësve.
“Biseduam me pronarët e ndërmarrjes e cila menaxhon me tregun që nga e martja e ardhshme të fillojë me punë. Megjithatë, do të sigurohen edhe kushte të cilat rekomandohen si masa mbrojtëse. Tezgat dhe vendet shitëse të jenë në distancë më të madhe, ndërsa shitësit dhe blerësit të mbajnë maska në fytyrë. Me ç’rast si shumë e rëndësishme do të jetë të mbahet llogari për numrin e njerëzve të cilët do të hyjnë në treg dhe kjo duhet të rregullohet që të mos ketë rëmujë”, deklaroi Arben Taravari kryetar i komunës së Gostivarit.
Vërtetim se bëhen përgatitje për hapje të sërishme të tregut ka te pronarët e kompanisë e cila menaxhon me tregun e Gostivarit, prej ku për MIA-n thanë se zbutja e masave rrigoroze e mundëson atë.
Dita e fundit e tregut ishte kah fundi i muajit Mars, kur kishte shumë njerëz, pas së cilës vijuan reagimet në opinion. Shtabi i krizave kërkoi si një nga masat parandaluese kundër përhpajes së koronavirusit, pronarët ta mbyllin.
Tregu i Gostivarit është i llojit të hapur dhe një nga tregjet më të mëdha në vend./MIA