12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE për lehtësimin e masave

VMRO-DPMNE për lehtësimin e masave

VMRO-DPMNE-ja pret planin konkret të pushtetit për lehtësimin e paralajmëruar gradual të masave të kujdesit dhe masave kufizuese që më pas të bëjë vlerësimin e tyre.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se janë duke analizuar situatën në bazë ditore përpara se të dalin me propozime konkrete megjithatë na drejtojnë te propozimi i ministrit të Brendshëm Naqe Çulev për shkurtim të orës policore dhe lehtësim të masave të tjera. Ministri Çulev, përveç që njoftoi se do të propozojë orë policore prej 19 deri në ora 05 të mengjesit, tha se do të propozojë edhe lehtësim të orës policore gjatë ditëve të fundjavës dhe rishikim të ndalesave të tjera.

“Në mënyrë plotësuese do të kërkoj edhe shqyrtimin e vendimeve që lidhen me kufizimin e lëvizjes në male dhe parqe, duke mbajtur llogari për masat që kanë të bëjnë me grupimet në hapësirat publike”, theksoi Çulev.

VMRO-DPMNE-ja, disa herë ka thënë se qytetarët i janë drejtuar me kërkesa për testime masive. Ndërkohë kjo parti deri tani pushtetit i ka propozuar masa për mbështje të kompanive dhe të bujqëve me shfrytëzimin e mjeteve të shtyllës së dytë të fondit pensional dhe invalidor dhe masa të ngjashme ekonomike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments