9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaOpinionNa fal o ZOT për urdhëresat mafioze të BFI-së

Na fal o ZOT për urdhëresat mafioze të BFI-së

linku

https://portaliarena.com/na-fal-o-zot-per-urdheresat-mafioze-te-bfi-se/

Të lutemi shumë ty o ZOTI i plotfuqishëm Zoti gjithësisë na fal që e quajmë veten Mysliman, na fal për atë që në këtë kohë kur ne duhet të tregojmë zgjuarsinë ne po tregojmë injorancën.

Ne që më së miri e dimë qe as një qime të vetme nuk luan nga vendi pa lejen tënde dhe se çdo gjë që kemi në këtë botë përfshirë edhe jetën tonë edhe frymëmarrjen i kemi dhuratë nga ty, jemi strukur dhe jemi ngujuar në shtëpitë tona dhe ndëgjojmë e marrim urdhëra nga njerëz Kriminel që kanë kapur institucionin më të rëndësishëm tonin, Bashkësinë Fetare Islame ku edhe në këtë kapje të këtij institucioni padyshim se vet ne jemi fajtoret.
Te lutemi o ZOT kthjellojua mendjen Mësuesve të Fesë (Hoxhallarët) të shikojnë atë që duhet dhe jo atë që thuhet, për këtë pandemi dhe në përgjithësi për këtë udhëheqësi të BFI.

Nuk paragjykojë për atë se ka apo jo sëmundje për të cilën po flitet dhe nuk me brengos ki fakt, por me brengos fakti që prej se kur marrë frymë dhe me sa mbaj mend unë nuk kanë ngel Xhami pa Xhemat ,dhe më tepër me shqetëson fakti se kjo ndodhi për shkak të një urdhëri të një kryekrimineli që po mban peng gjithë BFI dhe me e keqja asnjë Imam (hoxhë) nuk doli të kundërshtoj këtë urdhër duke u pa qartazi se nuk kishte një nevojë aq ekstreme që direkt të kalohet në ekstreme te mbillen xhamit.

Me zbatimin e menjëhershëm të urdhërit të tij ju nuk bëtë gjë tjetër veç se i dhatë forcën kryekriminelit që të bëjë pazare edhe më të majme se sa deri me tani, madje i dhatë pushtetin dhe mundësin që të kërcënojë që nëse nuk do i lëshojnë para –Biznesit- të tij siç edhe vetë e quajti sepse ai ashtu edhe e sheh do të na sakrifikoj të gjithë neve Xhematin dhe do ta bëj si në Bangladesh.
Pse hoxhallarët tanë janë kaq të dëgjueshëm ndaj tij? Kësaj pyetje ende si kemi gjetur përgjigje.

Për një gjë jemi i sigurt se po të ishin menduar mirë hoxhallarët tanë dhe ta shqyrtonin situatën me Zgjuarsi dhe të mos linin injorancën të merret me ketë punë besoj se do gjenim një zgjidhje të gjithë së bashku në këshillime edhe me dijetarë, me popullatën do vinim një rend në xhamijat- si për shembull do regjistronim xhematin që do dojë të jetë prezent në xhami dhe do e ndanim në disa grupe –për çdo ditë do shkonte në xhami nga një grup dhe gjatë gjithë Ramazanit do frekuentonim xhamit në bazë të rregullave dhe udhëzimeve të ORGANIZATËS BOTERORE TË SHËNDETIT dhe nuk do i linim Xhamitë bosh bile edhe do ua mundësonim Xhematit që të paktën një herë gjatë muajt të Shenjtë të Ramazanit të mund të i kryej ritet fetare në xhami.

Shpresoj që ZOTI do na fal, por gjithashtu mendoj se ende ka kohë për të reflektuar, jemi të hapur për çdo iniciativë në të mirë të Xhematit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments