12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNdihma kineze arrin në aeroportin e Shkupit, aty mbi pesë mijë teste...

Ndihma kineze arrin në aeroportin e Shkupit, aty mbi pesë mijë teste për Kovid-19

 Pesë mijë dhe gjashtëmbëdhjetë komplete për testim, 5000 pajisje mbrojtëse, 30.000 maska mbrojtëse medicinale (përfshirë 10,000 N95 dhe 20.000  maska kirurgjikale), 10.000 syza medicinale, 20.000 palë doreza, 10.000 copë për mbrojtje të këpucëve kanë arrit sot në Aeroportin e Shkupit si ndihmë për Maqedoninë e Veriut nga Republika Popullore e Kinës.

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani i cili është edhe koordinator për shpërndarjen e ndihmës së huaj dhe ambasadori kinez Xhang Xuo me këtë rast kanë realizuar video- konferencë ku dërguan porositë për opinionin.

Ndihma kineze arrin në aeroportin e Shkupit, aty mbi pesë mijë teste për Kovid-19

“Në Aeroportin e Shkupit sot kanë arrit mbi pesë mijë teste Kovid që janë jashtëzakonisht të domosdoshëm si mundësi furnizimi të cilat janë të kufizuara dhe pajisje e rëndësishme siç janë skafanderë, maska, kapela mbrojtëse etj”, tha Osmani me çka ka shprehur mirënjohje deri te Republika e Kinës dhe ambasadori Xhang Xuo për angazhimin e madh në sigurimin e kësaj mbështetje.

Me këtë rast ai tha se kjo nuk është mbështetje rastësore, por paraqet pjesë të ndihmës së vazhdueshme që Kina e siguron për vendin dhe paraqet dëshmi për bashkëpunimin e shkëlqyer si me ambasadorin Xhang Xuo dhe ekipin e tij, si dhe për shteti kinez.

“Para sfidës së epidemisë nga Kovid-19, fati i gjitha vendeve është i lidhur reciprokisht. Asnjë vend nuk mund të ballafaqohet me këtë epidemi vetë. Kina dhe Maqedonia e Veriut janë miq të mirë, partnerë të mirë…Kina çdoherë do ta ketë këtë parasysh”, ka thënë ambasadori kinez.

Ndihma kineze arrin në aeroportin e Shkupit, aty mbi pesë mijë teste për Kovid-19

“Besoj se nën udhëheqjen e fuqishme të qeverisë, njerëzit e përkushtuar në Maqedoni të Veriut do të fitojnë në luftën kundër epidemisë sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka shtuar mes tjerash ambasadori kinez.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments