Në një prononcim për Alffaa TV, profesori dhe eksperti i ligjit Dimitar Apasiev tha se me shtrirjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Presidenti Stevo Pendarovski ka shkelur kushtetutën.
Duke pasur parasysh që një dispozitë e tillë është përtej detyrave të Presidentit të Republikës, profesori beson që pas zgjedhjeve përbërja parlamentare që do të formohet duhet të inicojë impeçmentin e Presidentit.
“Fatkeqësisht, për herë të parë, Talat Xhaferi ka të drejtë: ai nuk mund të thërrasë një Kuvend të shpërndarë. Kjo është fundi i tregimit. Sipas mendimit tim, përbërja tjetër parlamentare duhet të fillojë patjetër një impiçment kundër Pendarovskit për atë që bëri ”, tha profesori Apasiev.