4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMemeti për MIA-n: Ligji për Mbrojtjen Sociale ka krijuar dhimbje koke për...

Memeti për MIA-n: Ligji për Mbrojtjen Sociale ka krijuar dhimbje koke për një kategori të caktuar qytetarësh

Duke gjykuar nga numri i ankesave të paraqitura tek Avokati i Popullit, nuk ka ndonjë ndryshim të madh sa i përket situatës së të drejtave të njeriut gjatë vitit të kaluar dhe në vitin 2018. Avokati i Popullit Ixhet Memeti, në një intervistë për (MEDIAL)-n, thekson se shumica e ankesave në vitin 2019 kanë të bëjnë me punën e autoriteteve gjyqësore në shtet. Por ai gjithashtu tha që gjatë vitit të kaluar, ndryshe nga vitet e kaluara, ka pasur një rritje të numrit të ankesave në sferën sociale, kujdesin shëndetësor, të drejtat e fëmijëve por edhe në pjesën e diskriminimit ka pasur një rritje të ankesave për mobing.

Ai përmend Ligjin e ri për Mbrojtjen Sociale si arsyen e rritjes së ankesave në fushën sociale, për të cilin thotë se ka krijuar dhimbje koke shtesë për disa kategori të qytetarëve, në vend që të avancojë të drejtat e tyre. Memeti thekson se për shkak të punës joaktive të qendrave për punë sociale në drejtim të përkthimit / harmonizimit të të drejtave të mbrojtjes sociale, shumë prej tyre kanë mbetur pa mbrojtje nga autoritetet më të larta, dhe kështu pa ndihmë sociale, megjithëse është burimi i tyre i vetëm i jetesës.

Në një intervistë për (MEDIAL)-n, Memeti theksoi se në kushte të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, masa të caktuara në formën e ndalimeve janë të pashmangshme. Sidoqoftë, shtoi ai, ka ekipe speciale të zëvendës-avokatit të popullit dhe këshilltarëve që rregullisht i ndjekin dekretet e qeverisë me fuqi ligjore dhe me propozimet e tyre, mendimet ndërhyjnë për respektimin më të madh dhe më të gjerë të të drejtave të njeriut.

Avokati i Popullit u bëri thirrje autoriteteve të kujdesen për të drejtat dhe liritë e njeriut në të gjitha masat, dhe kufizimet të jenë vetëm në mënyrë që të parandalojnë dhe mbrojnë shëndetin e qytetarëve. Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat, në mënyrë që të kthehemi në atë që quhet jetë normale sa më shpejt, dhe sapo që të vlerësohet se kjo është e mundur, kufizimet të hiqen gradualisht.

Memeti për (MEDIAL)-n theksoi se deri më tani askush nuk është ankuar për sjelljen e policisë gjatë orës policore ose shtetrrethimit.

Në intervistës për (MEDIAL)-n, ai foli më hollësisht për përmbajtjen e raportit, situatën me të drejtat e të burgosurve dhe të ndaluarve, mënyrën se si institucionet veprojnë sipas rekomandimeve të Avokatit të Popullit.

Gjendja e jashtëzakonshme për shkak të Kovid-19 ka anuluar shumë ngjarje në vend, përfshirë edhe publikimin publik të raportit të Avokatit të Popullit për vitin 2019. Ky dokument tani është në dispozicion në faqen tuaj të internetit. Para se të na përgjigjeni për të dhënat në raport, na tregoni nëse ka ndonjë ankesë në lidhje me ndalimet që janë futur për shkak të koronavirusit? A mendoni se kjo shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut?

– Situata me korona virusin ka anuluar apo shtyrë shumë ngjarje në vend. Megjithatë, ne e dorëzuam raportin e Avokatit të Popullit për shkallën e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut për vitin e kaluar 2019 në Kuvend brenda afatit të përcaktuar me ligj dhe ai është publikisht në dispozicion, respektivisht ai është publikuar në faqen tonë të internetit www.ombudsman.mk.

Memeti për MIA-n: Ligji për Mbrojtjen Sociale ka krijuar dhimbje koke për një kategori të caktuar qytetarësh

Në kushtet e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, masa të caktuara në formën e ndalimeve janë të pashmangshme. Nga ana tjetër, ka ekipe speciale nga zëvendës avokati I popullit dhe këshilltarë që rregullisht i ndjekin Dekretet e Qeverisë me fuqi ligjore dhe me propozimet dhe mendimet e tyre intervenojnë me qëllim të respektimit më të madh dhe më gjithëpërfshirës të të drejtave të njeriut.

Prandaj, është e rëndësishme të ndiqen ndalesat e vendosura, rrethanat në të cilat ose nën të cilat janë vënë këto ndalesa dhe veçanërisht qëllimi për të cilin janë marrë. Në këtë rast, bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit të të gjithë popullatës, që do të thotë se ato vlejnë për të gjithë në mënyrë të barabartë, zbatohen për të gjithë, me përjashtime të caktuara të justifikuara dhe propozohen nga ekspertët që e kuptojnë këtë problematikë (epidemiologë, infektologë), të cilët, nga ana tjetër, pajtohen se mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e virusit është parandalimi i tij.

Unë konsideroj që masat e marra deri më tani janë të arsyeshme dhe e përshëndes mënyrën se si Qeveria po merret me këtë çështje.

Në kontekstin e mësipërm, dëshiroj t’ju informoj se menjëherë pas prezantimit të kufizimeve, ne kemi ndërhyrë në Qeveri duke paraqitur dy informacione që përmbajnë disa rekomandime dhe ato u botuan në faqen tonë të internetit për transparencë.

Shkurt, në informacionin e parë, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të personave të privuar nga liria, kujtuam se masat dhe aktivitetet e marra për të mbrojtur dhe trajtuar pasojat e pandemisë së virusit nuk duhet të rezultojnë në ndonjë trajtim çnjerëzor ose degradues ndaj këtyre personave dhe në këtë drejtim ne kemi rekomanduar respektimin e pakushtëzuar me parimet dhe standardet ndërkombëtare. Unë besoj se parimi themelor kur ndërmerr ndonjë veprimtari dhe masë duhet të jetë mbrojtja e shëndetit dhe sigurisë personale të të gjithë personave të privuar nga liria, por edhe të stafit në këto institucione / vende, të cilat ne veçanarisht e theksuam në rekomandim.

Për më tepër, unë jam në komunikim të drejtpërdrejtë me Qeverinë dhe ministritë përkatëse për këtë çështje dhe besoj se Qeveria do të respektojë sugjerimet dhe rekomandimet e dhëna për respektim më të madh të të drejtave të njeriut të të dënuarve dhe të ndaluarve, në kushtet në të cilat ndodhet shteti tani. Në lidhje me këtë, duke marrë parasysh këto rrethana, si dhe faktin që ka persona në burgje që janë në paraburgim për të siguruar praninë e personit, megjithëse ende nuk ka akuza, kërkoj që të zbatohen masa të tjera, më të buta për të siguruar praninë në vend të paraburgimit, gjithmonë me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në këto vende.

Në informacionin e dytë, paraqitëm shetësimin për fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët, njerëzit me aftësi të kufizuara, personat me aftësi të kufizuara shoqërore dhe familjet që jetojnë në kushte nën standardet, të pastrehët dhe të tjerët, si kategori të cenueshme, dhe ne i kemi rekomanduar Qeverisë që të gjitha standardet në lidhje me të drejtat e këtyre individëve të përmbushen në maksimum. Në të njëjtën kohë, për të gjitha institucionet ku janë akomoduar këta persona, në këtë periudhë izolimi rekomanduam që të jenë të kujdesshëm që të mos ndërpriten kontaktet e tyre me të dashurit e tyre, d.m.th. të gjejnë forma të tjera, alternative dhe të sigurojnë informacionin e nevojshëm në kohë, para së gjithash, për sa i përket shëndetit të tyre.

Dua të theksoj që jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente (institucionet ndëshkimore, institucionet publike për akomodimin e personave / fëmijëve, format deinstitucionale të kujdesit), monitorojmë situatën dhe nëse e gjykojmë të nevojshme do të ndërhyjmë menjëherë, sepse veçanërisht në një situatë të tillë është e hollë vija e shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Me këtë rast, unë i bëj thirrje mediave që të vazhdojnë të raportojnë profesionalisht dhe objektivisht për korona virusin dhe në këtë situate aspak nuk është e nevojshme që të krijohet frikë dhe panik midis popullatës. Për rrjedhojë, në kushte të tilla, çdo performancë publike që është partiake ose e motivuar politikisht është zhgënjyese dhe është për tu dënuar.

Në fund, si ombudsman, do të dëshiroja të apeloj tek autoritetet që gjatë marrjes së masave të nevojshme të kihen kujdes të respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut dhe se kufizimet vendosen vetëm me qëllim parandalimin dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Unë gjithashtu u bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë masat në mënyrë që të kthehemi në atë që quhet jetë normale sa më shpejt që të jetë e mundur dhe sapo të vlerësohet se kjo është e mundur, kufizimet të hiqen gradualisht.

Kemi dëgjuar vazhdimisht për ndëshkime për shkelësit që nuk e respektojnë shtetrrethimin, por a janë ankuar qytetarët tek Avokati I Popullit për qëndrimin e policisë ndaj tyre?

-Deri më tani askush nuk është ankuar për sjelljen e policisë gjatë orës policore. Rekomandimi im është që policia të vazhdojë të kryejë detyrat e saj në mënyrë profesionale, dhe qytetarët t’i ndihmojnë ata duke respektuar masat. Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën.

Memeti për MIA-n: Ligji për Mbrojtjen Sociale ka krijuar dhimbje koke për një kategori të caktuar qytetarësh

Lidhur me të dhënat të cilat janë në këtë Raport, a mund të na thoni se cila ishte situata në lidhje me të drejtat themelore të njeriut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjatë vitit të kaluar? Sa ankesa janë pranuar nga zyra juaj vitin e kaluar dhe çfarë përfshijnë shumica e tyre?

Duke gjykuar nga numri i ankesave të paraqitura, si dhe nga fushat me të cilat ato lidhen, unë do të thoja që situata nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me vitin 2018. Numri i ankesave vitin e kaluar ishte 3,453. Shumica e tyre i referohen fushës së drejtësisë, e ndjekur nga të drejtat e konsumatorit, marrëdhëniet e punës, ankesat në fushën e institucioneve korrektuese ndëshkuese dhe qendrave të riedukimit, të drejtat e fëmijëve. Kjo është në përgjithësi tabloja e problemeve për të cilat qytetarët janë ankuar më së shumti.

Ajo që është karakteristike për vitin 2019 është numri i shtuar i ankesave në fushën e kujdesit social, shëndetësor, të drejtat e fëmijëve.

Memeti për MIA-n: Ligji për Mbrojtjen Sociale ka krijuar dhimbje koke për një kategori të caktuar qytetarësh

Arsyeja e rritjes së ankesave në fushën e mirëqenies sociale është Ligji i ri për Mbrojtjen Sociale, i cili në vend që të përmirësojë të drejtat e një kategorie të caktuar të qytetarëve, përkundrazi krijoi dhimbje koke shtesë për ta, për shkak të funksionimit joaktiv të qendrave të punës sociale në drejtim të përkthimit / harmonizimit të së drejtave të mbrojtjes sociale shumë prej tyre kanë mbetur pa mbrojtje nga instancat më të larta, dhe kështu pa ndihmë sociale, edhe pse është burimi i tyre i vetëm i jetesës. Do të dëshiroja të shtoja edhe një gjë tjetër karakteristike për vitin 2019, dhe kjo është epide(MEDIAL) e fruthit, e cila ka kontribuar në rritjen e numrit të ankesave nga prindërit, fëmijët e të cilëve nuk janë vaksinuar duke lënë kështu jashtë procesit mësimur më shumë se 200 fmijë. Fatkeqësisht, edhe pse Avokati i Popullit u bëri thirrje dy ministrive kompetente të Arsimit dhe Shkencës dhe Shëndetësisë që të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë problem, kjo nuk u mor parasysh nga asnjë prj këtyre institucioneve. Kjo nuk është diçka positive sepse viti i ri shkollor do të vijë së shpejti dhe ne do të kemi përsëri të njëjtën situatë. Kur flasim për fëmijët, problemi i dhunës së bashkëmoshatarëve është akoma i madh dhe duhet të punohet shumë rreth këtij problem, si nga shkollat ashtu edhe nga familjet.

Gjithashtu, në fushën e diskriminimit, kemi një rritje të numrit të ankesave për mobing, gjë që tregon se qytetarët gjithnjë e më shumë po e hasin këtë fenomen dhe i inkurajojmë atë që të raportojnë, si dhe që në këtë fushë kemi ankesa mbi pothuajse të gjitha bazat.

Ajo që bie në sy gjatë vitit të kaluar është se institucioni ka filluar të përmbushë mandatet e tij të reja – Mekanizmin e Kontrollit Civil të Avokatit të Popullit, detyra e të cilit është të monitorojë punën e policisë dhe policisë së burgjeve, si dhe mandatin për të monitoruar zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për Personat me Aftësi të Kufizuara. veprimet e Avokatit të Popullit si mik i gjykatës dhe mandatin e Raportuesit Kombëtar për Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Migracionin e Paligjshëm.

Duke pasur parasysh që këto janë mandate të reja, përfitimet e punës së tyre do të shihen më saktësisht gjatë këtij viti, por gjithsesi është mirë të dihet që qytetarët nga ana e tyre kanë marrë një mekanizëm tjetër të ri për mbrojtjen e të drejtave në këto fusha. Sigurisht, për shkak të përfshirjes më të ngushtë dhe më të madhe të qytetarëve me këto kompetenca të reja, ne ishim të gatshëm, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e ndihmës ndërkombëtare, të zhvillonim disa projekte për të promovuar mandatet e reja. Fatkeqësisht, aktivitetet janë ndaluar për shkak të situatës në vend.

A ka pasur përmirësime në funksionalitetin e institucioneve të burgjeve në vend?

Duke pasur parasysh faktin se në krahasim me një vit më parë, numri i ankesave në vitin 2019 është rritur pak dhe ankesat e të dënuarve dhe të ndaluarve në përgjithësi adresuan të njëjtat probleme si në vitet e kaluara, mund të konkludojmë se nuk ka ndryshime domethënëse në lidhje me mundësinë për të ushtruar të drejtat e tyre.

Memeti për MIA-n: Ligji për Mbrojtjen Sociale ka krijuar dhimbje koke për një kategori të caktuar qytetarësh

Sidoqoftë, kur flasim për institucionet penitenciare, duhet të kemi parasysh që problemi i mbipopullimit dhe kushteve materiale është lehtësuar disi, por ankesat për kujdesin shëndetësor mbeten. Për vite me radhë, ne e kemi karakterizuar këtë segment si të papërshtatshëm, i cili nuk ofron kujdes dhe mbrojtje shëndetësore adekuate dhe në kohë për të dënuarit dhe personat e ndaluar apo të paraburgosur.

Parlamenti vitin e kaluar miratoi një seri ligjesh në fushën e jurisprudencës. Sa ankesa ka pasur në lidhje me punën e organeve gjyqësore dhe pse ankohen qytetarët më shpesh?

Memeti për MIA-n: Ligji për Mbrojtjen Sociale ka krijuar dhimbje koke për një kategori të caktuar qytetarësh

Unë mendoj se përmenda më lart se numri i ankesave në këtë fushë është ende në kulmin e tij, kështu që është mjaft e kuptueshme që kemi gjetur këtu numrin më të madh të shkeljeve. Puna e agjentëve të përmbarimit vazhdon, do të thoja se është më problematike, veçanërisht në rastet kur kreditorë janë ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare me kapital shtetëror – ofruesit e shërbimeve dhe shërbimeve telekomunikuese, si dhe shërbimet për përdorimin e energjisë elektrike, ngrohjes dhe ujit. Edhe në raportet e mëparshëm, Avokati i Popullit rekomandoi që përpara se të paraqitet urdhri i përmbarimit, qytetari debitor duhet të njoftohet për fillimin e procedurës përmbaruese, sepse me mosçuarjen e shkresave, qytetarët ngarkohen me shpenzime shtesë, interes, shpenzime administrimi, shpenzime për ankesat e mundshme që lidhen me dorëzimin e parregullt të urdhrit, etj.

Si veprojnë institucionet sipas rekomandimeve të Avokatit të Popullit?

“Në krahasim me vitin 2018, të dhënat tregojnë se në vitin 2019 ka një rritje të numrit të shkeljeve të gjetura me 5.82 për qind. Nga ana tjetër, analiza e të dhënave në lidhje me rekomandimet / indikacionet e pranuara vazhdon të tregojë një prirje në rënie, dhe kjo përqindje është 28.25 për qind në krahasim me vitin 2018. Është shqetësuese që në 53.73 për qind të rasteve në të cilat janë konstatuar shkelje dhe Avokati i Popullit ndërhyri për mënjanimin e tyre, organet nuk vepruan, d.m.th. ata mbetën të mendimit se nuk ishte kryer asnjë shkelje. Këtu dua të sqaroj se kjo është një shkelje e rekomandimeve të Avokatit të Popullit në lidhje me të drejtën për arsimimin e fëmijëve me status jo të plotë të vaksinimit, kur është deklaruar një gjendje e epidemisë së fruthit, për shkak të së cilës 200 fëmijë kanë mbetur jashtë sistemit arsimor.

Po ashtu, në fushën e gjyqësorit, janë ngritur rreth 300 ankesa nga punonjësit e OHIS, në të cilat pas veprimeve të ndërmarra nga Avokati i Popullit, u gjetën shkelje dhe u janë dhënë rekomandime organeve të ndryshme: ekzekutivë, avokatëve, administratorëve të firmave në falimentim, gjykatave, si dhe organeve të tjera, shumica prej të cilave, ose 230, nuk u pranuan. Duke shterur të gjitha mundësitë, Avokati i Popullit udhëzoi qytetarët që të mbrojnë më tej të drejtat e tyre në procedurat gjyqësore.

Unë do të thoja që kjo prirje është shqetësuese, kështu që unë dua t’u bëj thirrje institucioneve kompetente të kenë një qasje serioze për rekomandimet e Avokatit të Popullit, qëllimi i të cilit është të mbrojë të drejtat e qytetarëve.

Omer Xhaferi

MEDIAL.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments