6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmePenalja: Gjykimet mund të vijojnë përmes video konferencave

Penalja: Gjykimet mund të vijojnë përmes video konferencave

“Titanik”, “Talir”, “Target – Fortesa”, organizatorët e 27 Prillit të përgjakshëm janë vetëm disa nga rastet që zunë vend qendror në edicionet informative.. Mediat i ndoqën gjykimet nga afër dhe publiku ndiqte me kuriozitet çdo detaj të gjykatave. Sidoqoftë, dinamika e gjykimeve me interes për publikun është ndërprerë nga virusi korona. Proceset pothuajse nuk ka, të paktën jo ata që janë shumë atraktive. Gjykata Penale sqaron se ka gjykime për paraburgime, por ato nuk janë me interes të lartë. Rasti i parë në kalendarin gjyqësor në të cilin ka një të paraburgosur është “Reketi”. Ai është caktuar për në 24 Prill. Gjykata Penale informon se ata po shqyrtojnë mundësinë që gjykimet të shkojnë përmes një lidhjeje video, për të cilën duhet të përcaktohet nëse ai duhet të unifikohet për të gjitha gjykatat në vend. Një nga çështjet e diskutuara në Gjykatën penale të Shkupit është mënyra e dhënies deklaratë të dëshmitarëve, që duhet të dëshmojnë nga shtëpia – për shkak të mundësisë që ata të përballen me ndikime dhe kërcënime nga një person, që mund të jetë i pranishëm gjatë dëshmisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments