-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeJa çka thotë Bujar Osmani për 5G

Ja çka thotë Bujar Osmani për 5G

Rrjeti 5G së fundmi është një ndër temat tjera pas virusit Covid 19 i cili po debatohet. A është i dëmshëm apo nuk është i dëmshëm zv/ kryeministri Osmani flet për rrjetin 5G.
Sipas Osmanit në fillim në Maqedoni nuk ka, dhe do të ketë pas një viti apo dy vitesh, dhe 5G nuk është asgjë më shumë se sa shpejtësi në komunikim, përcjell TS.

“Në fillim kam menduar se është humor 5g, në Maqedoni nuk ka, do të ketë pas një-dy vitesh, 5G është shpejtësi në komunikim. Janë dezinformata, keqkuptime se ka në Maqedoni 5G dhe 5G është e rrezikshme. Ajo që bisedohet në botë është se kush do të jetë furnizuesi Huawi apo do të jenë kompani perëndimore, për shkak se ai që do të merr 5G do të ketë qasje në informacione që mund të jenë të rëndësishme për shtetin, e jo në aspektin e shëndetit sepse nuk janë rrezatime që bëjnë dëm, janë çështje e shpejtësisë, e jo e forcës së valëve. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen me këtë çështje, dikush manipulon me njerëzit” u shpreh Osmani në T7

Sa i përket ngjarjes së fundit në Bogovinë ku u shpërndanë disa video duke ngordhur disa zogj në Bogovinë, Osmani u shpreh se në Bogovinë janë riparuar vetëm antenat.

Ajo çka ka ndodhur në Bogovinë thjeshtë ka qenë riparimi i antenave të A1” tha Osmani sonte në intervistën e T7
Ndryshe nga dezinformatat e fundit në disa shtete janë djegur antenat e 5G shkaku se këto valë përhapin virusin Covid-19./TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments