4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSpasovski /Dibranët prej sot mund të lëvizin lirshëm në qytete tjera...

Spasovski /Dibranët prej sot mund të lëvizin lirshëm në qytete tjera…

“Sot mund të dërgojmë mesazh të fuqishëm për inkurajim, jo vetëm për qytetarët e Dibërs, por për të gjithë shtetit, se dijmë, mundemi dhe duhet të ballafaqohemi me këto situata të rënda”.

Këtë e tha sot kryeministri teknik Oliver Spasovski, gjatë vizitës së tij në Dibër. Ai shtoi se qytetarët e Dibrës dhe Qendrës Zhupë, janë për çdo lëvdatë dhe mirënjohje

“Qytetarët janë për çdo mirënjohje, për shkak të disiplinës dhe vendosmërisë në luftën ndaj coronavirusit dhe kjo tregon se përmes vendosmërisë, disiplinës dhe kujdesit, mund ta ndihmojmë njëri tjetrin dhe familjet tona”.

“Kemi kaluar periudhë të rëndë, megjithatë akoma nuk ka përfunduar. Periudha që kaloi ndoshta ishte më e rënda për Dibrën dhe Qendrën Zhupë, megjithatë nuk do të thotë se tani duhet të relaksohemi, por të vazhdojmë me respektimin e masave dhe rekomandimeve”, tha mes tjerash Spasovski.

Ai sërish ju bëri thirrje qytetarëve të vendit që të vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet e qeverisë.

Dibër epidemia mori katër viktima, kurse së paku dy dibranë kanë ndërruar jetë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë Shtabi komunal në Dibër ka filluar të bëjë analiza nese duhet të vazhdojë, ose duhet të ndërpritet Gjendja e jashtëzakonshme me të cilën janë ndaluar hyrjet dhe daljet e qytetarëve në këtë qytet dhe në komunën Qendra Zhupë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments