Studentët që janë të vendosur në shtëpitë studentore në Shkup, kanë afat deri në fund të muajit t’i marrin gjërat personale nga dhomat e tyre, ka informuar drejtori i Qendrës Shtetërore Studentore, Dario Nikollovski.
Kjo pasi është sjellë vendim nëse do të ketë mungesë të kapaciteteve strehuese, shtëpitë studentore të shërbejnë si karantinë shtetëror.
Studentët do të mund të shkojnë në dhomat e tyre prej sot deri në fund të javës në periudha të caktuara.
Sot mund të shkojnë nga ora 12 deri në orën 16, ndërsa nga dita e mërkurë deri të premten prej ora 9 deri në orën 13.