Tottenham ka konfirmuar se Son Heung-min do të fillojë shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut këtë muaj.
Son, aktualisht në një karantinë dy-javore pasi fluturoi nga Londra muajin e kaluar, por tani ai duhet të kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në shtetin e tij,
“Klubi mund të konfirmojë që Heung-Min Son do të fillojë shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut këtë muaj. Sulmuesi mbërriti në vendin e tij në fund të marsit ku aktualisht është në karantinë. Stafi ynë mjekësor është në kontakt të rregullt me të. Son do të kthehet në Londër pas përfundimit të shërbimit të tij ushtarak në maj”, shkruhet në një deklaratë të Tottenhamit.