3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSi i kaluan 56 orë në izolim banorët e Kumanovës (VIDEO)

Si i kaluan 56 orë në izolim banorët e Kumanovës (VIDEO)

Kumanova doli nga izolimi 56 orësh, që u zbatua si masë kundër përhapjes së koronavirusit, raporton gazeta LAJM. Në 5:00 të mëngjesit të ditës së hënë ka përfunduar ora policore që u aplikua nga e premtja në ora 21:00. Qytetarët e kishin të vështirë të qendronin të mbyllur. Megjithatë, më shumë ankesa kanë për mënyrën se si qeveria e solli vendimin. Thonë se duhej të ishin të informuar të paktën një ditë më parë për izolimin.

Në izolim, por ia kaluam disi. Vendimi ishte i drejtë. Do ta kalojmë edhe këtë situatë”, tha një qytetar.
“Vendimi i Qeverisë ishte i drejtë, por i shpejt. Duhej të ishim të informuar më herët sepse u krijuan radhë të gjata nëpër dyqane pas vendimit për orën policore. Kjo e rritë rrezikun për përhapjen e virusit”, u shpreh një qytetar i intervistuar nga gazeta LAJM.

Pas përfundimit të orës policore të hënën, banorët e Kumanovës që në mëngjes ia kanë mësyer bankave dhe marketeve ku kanë krijuar sërish radhë të gjata, duke rritur kështu rrezikun e përhapjes së koronavirusit. Qytetarët e intervistuar thonë se nuk kanë frikë. koronavirusi.
“Nuk ka nevojë për karantin. Kush është i sëmurë le të qendrojë në shtëpi. Unë nuk frikësohem aspak. Jam 72 vjeçar dhe mua gripi nuk më ze. Kam marr vaksinën në muajin nëntor”, u shpreh një i intervistuar.

“Qytetarët kanë frikë, janë në panik të madhe, janë të dëshpëruar. Dëgjojmë lajme, gjithçka flitet. Shikojmë se si nëpër banka njerëzit nuk mund t’i marrin paratë. Nuk duhet të ketë aq panik dhe të frikësohen njerëzit sepse do t’i frikësojmë edhe fëmijët tanë. Fëmijët nuk duhet t’i frikësojmë por duhet t’i qetësojmë”, u shpreh një banor i Kumanovës.

Pavarësisht izolimit më të gjatë të qytetit që ka ndodhur ndonjëherë, në Kumanovë është shtuar numri i të prekurve nga Covid-19 gjatë vikendit. Sipas të dhënave zyrtare, të shtunën dhe të dielën në këtë qytet janë regjistruar 29 të infektuar dhe 2 të vdekur nga koronavirusi. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse qyteti do të futet në karantinë të plotë, siç kërkon prej kohësh kryetari i Kuamanovës, Maksim Dimitrievski.

“Në izolim, por ia kaluam disi. Vendimi ishte i drejtë. Do ta kalojmë edhe këtë situatë”, tha një qytetar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments