-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHaki Abazi / Veriu është ndarë për shkak të Hashim Thaçit

Haki Abazi / Veriu është ndarë për shkak të Hashim Thaçit

Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi, ka thënë se veriu i Kosovës është ndarë shkaku i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Abazi theksoi se komploti kundër shtetit po vazhdon faji edhe i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

“Sinkronizimi Thaçi- Mustafa dhe Vuçic po vazhdon; komploti kundër shtetit me tendencën për të krijuar qeveri servile, kryeministër të kapur e pa-kurrizor të përkrahur edhe me votën e Listës Serbe. Veriu që 20-vite është lënë që të përdoret si kartë për të mbuluar keq-bërjen e tyre.Veriu është i ndarë, sepse Thaçi e ka ndarë dhe e ka mbajtur të tillë për 20-vjet”, ka thënë ai.

Postimi i plotë

Mustafa ka qenë i vetmi ministër i financave, i cili me mandat kushtetutes ka mbledhur fondin e 3% dhe po ai, bashkë me Bukoshin, ato financa i kanë kthyer në OJQ të UFORK. Tani vazhdojnë me propagandë e në bashkërëndim me ata që po ashtu kanë keqpërdorur fondin “Vendlindja thërret”.

Këtyre nuk ju leverdis zbatimi i ligjit e as hapja e dosjeve nga e kaluara.

Të gjitha këto veprimet që po bëjnë janë kundër vullnetit të popullit, kundër interesit të shtetit të Kosovës dhe kundër projektit për shtet ligjor, demokratik, të zhvilluar e të integruar në strukturat Euro-Atlantike. Këta na kanë katandisur në këtë gjendje të mjerë.

Çfarë duan tani? Ta bëjnë edhe më keq nga ç’është, të përfitojnë akoma? Nuk munden më të mashtrojnë as popullin, as Evropianët e as Amerikanët.

Kosova dhe qytetarët në Jug dhe Veri flasin me dhe nëpërmjet qeverisë së tyre legjitime dhe kryeministrin Kurti. /

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments