10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë Tetovë mbetën pa punë 160 punonjës, pretendojnë se kanë qenë të...

Në Tetovë mbetën pa punë 160 punonjës, pretendojnë se kanë qenë të detyruar në kontrata të reja

linku http://tvkoha.tv/ne-tetove-mbeten-pa-pune-160-punonjes-pretendojne-se-kane-qene-te-detyruar-ne-kontrata-te-reja/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=ne-tetove-mbeten-pa-pune-160-punonjes-pretendojne-se-kane-qene-te-detyruar-ne-kontrata-te-reja

Në Tetovë mbi 160 punëtorë në një fabrikë për prodhimin e perit dhe të leshit janë pushuar nga puna, ndërsa njerëzit akuzojnë se nga ana e udhëheqjes u është kryer presion që të nënshkruajnë anekse të kontratave të punës. Ata thonë se megjithëse kanë marrë kontrata pune për tre muaj, ata u detyruan për të njëjtat të nënshkruajnë anekse dhe kështu mbetën pa punë. Ata besojnë se u luajtën për të mos marrë rroga për shkurt dhe mars.

“Të gjithë të punësuarit në ‘Teteks Jarn Limited’ prej 1 deri më 10 mars kemi nënshkruar kontrata për 3 muaj. Më 17 mars na janë dhënë kontrata të reja pune të vlefshme nga 9 mars deri më 31 mars pa shumë të shkruar të pagës. Kështu me përfundimin e kontratës ‘së re’ prej 1 prillit 2020 ne mbetemi pa punë. Struktura e menaxhimit nuk na ka paguar pagat për muajin shkurt, si dhe tani për muajin mars, dhe për këtë arsye nuk kemi asnjë kontribut të paguar. Nga udhëheqësia na kërcënuan se duhet t’i nënshkruajmë anekset përndryshe nuk do të na japin çlajmërim nga vendi i punës për t’u regjistruar si të papunë. Ata gjithashtu na kërcënuan se nuk do t’i marrim pagat tona për shkurt dhe mars, drejtori na tha që drejtësia është në anën e tyre. Midis neve ka njerëz me 35 vjet stazh”, thonë punëtorët, që u drejtuan në redaksinë tonë dhe duan të mbeten anonimë nga frika e hakmarrjes ndaj tyre.

Punëtorët e kanë raportuar rastin në Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe institucionet e tjera adekuate.

Redaksia e MIA-s përmes telefonit u përpoq të merrte përgjigje nga udhëheqësia, por përgjigje nuk morëm pavarësisht disa thirrjeve dhe mesazheve.

Fabrika, e cila prodhon peri dhe lesh është kompani me kapital dominant bullgar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments