3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaMaskat dhe syzet për t’u mbrojtur nga COVID-19? Ja se çfarë thotë...

Maskat dhe syzet për t’u mbrojtur nga COVID-19? Ja se çfarë thotë eksperti korean

Maskat dhe syzet na mbrojnë të gjithëve kundër COVID-19! Me këtë konstatim, kryeepidemiologu i Koresë së Jugut nuk bie dakord me rekomandimin fillestar të OBSH dhe të disa vendeve perëndimore se maskat duhen përdorur nga mjekët dhe të sëmurët, ndërsa për të tjerët është e panevojshme!

“Rruga e tretë e infeksionit nga COVID dëshmon se shpërndarja e virusit bëhet edhe me grimca aerosoli më të vogla se 1 mikron! Këto grimca dalin nga goja edhe gjatë një bisede normale. Ato shpërndahen shumë më larg se distanca 2 metra e distancimit social dhe është e vërtetuar se mund të qëndrojnë pezull për ore në mjedise të mbyllur, thotë eksperti i lartë dhe shton:

“Meqenëse 20 përqind e te prekurve nuk kanë shenja, kuptohet se sa pa sens është mos përdorimi i maskave! Madje nevojiten edhe kur për pak minuta na duhet të psonisim apo të kryejmë shërbime të tjera jashtë vetë izolimit”, thotë ai.

Sipas kryeepidiemiologut korean, “Jo vetëm maska, por edhe syzet na mbrojnë, sepse çdo gjë tjetër veç lëkurës është portë hyrjeje, përfshirë edhe konjuktivat e syve”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments