ryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka folur pas takimit që pati me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Veseli u shpreh se PDK do të jetë në opozitë dhe do ta respektojë Kushtetuën e vendit, shkruan Periskopi.
“PDK ka pozicionin e qartë ne do të jemi në opozitë dhe do ta respektojmë Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ai.
Ndërsa për kërkesën e VV’së që vendi të shkojë në zgjedhje Veseli e ka quajtur hipokirizi.
“Sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kini parasysh pandeminë nuk dihet kur do të përfundoj, është hipokrizi të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme kur e dijmë që nuk mund të jenë për 45 ditë dhe nuk mund të rrezikojmë shëndetin e qytetarëve”, ka thënë ai pas takimit me Thaçin.