Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të takohet me liderët politikë.
Të gjitha subjektet politike e kanë pranuar ftesën për konsultime, sipas zyrës së informimit të presidentit Thaçi.
Në orën 10:00 takimin e parë e ka planifikuar për konsultime me kryeministrin në detyrë, njëherit kryetar i VV-së, Albin Kurti, në orën 10:30 do të takojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, kurse në 11:00 atë të PDK-së, Kadri Veseli.