4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeÇFARË KISHTE THËNË KURTI: AI QË SHKEL KUSHTETUTËN ËSHTË SUPER KRIMINEL

ÇFARË KISHTE THËNË KURTI: AI QË SHKEL KUSHTETUTËN ËSHTË SUPER KRIMINEL

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktvendimin e plotë sot duke treguar se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkelur Kushtetutën duke marrë vendim të kufizohet lëvizja e lirshëm e qytetarëve.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta shfuqizon vendimin e Qeverisë Kurti, duke e quajtur vendim anti-kushtetuese që mohon lëvizjen e lirshme të qytetarëve.

Por, ishte viti 2015 kur Kurti po e kundërshtonte ashpër Qeverinë Mustafa, në një video Kurti dëgjohej duke iu referuar Mustafës me një gjuhë ofenduese e tejet të rëndë, shkruan metro.

Kurti thoshte se kush e shkel Kushtetutën e Kosovës është “super-kriminel”.

“Ai që e shkel Kushtetutën është super kriminel, (vazhdon) nuk ka kriminel sot më të madh nëpër burgje se Mustafa, që e ka shkel Kushtetutën e po tërhiqet. E ka kap njëfarë lakime e jashtëzakonshme në pleqëri kjo është taksirat i madh”, dëgjohet duke thënë Kurti.Transmeton Insajderi.com, përcjellë Telegrafi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments