Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Klinikën infektive në Shkup ka ndërruar jetë një pacient i moshës 79-vjeçare, nga Dibra, për çfarë numri i viktimave nga COVID-19 (virusi korona) arrin në 7.
Viktima ishte diagnostikuar me COVID-19 më 23 mars.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 26 raste të reja të të infektuarve me COVID-19, për çfarë numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 285.
Deri më sot, numri i mjekuarve ka arritur në 12. Nga Klinika infektive sot janë çregjistruar 9 pacientë, 8 nga Dibra dhe 1 nga Shkupi, pasi në dy testet kontrolluese kanë rezultuar negativ.tv21.tv