3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria Sllovene prezantoi të ashtuquajturat "Ligje Mega Corona" që do t'u japë...

Qeveria Sllovene prezantoi të ashtuquajturat “Ligje Mega Corona” që do t’u japë qytetarëve dhe ekonomisë tre miliardë euro

Qeveria sllovene, pas një seance dy-ditore, më në fund ka harmonizuar dhe shpallur të ashtuquajturin “Ligji Corona”, i cili do t’u sigurojë qytetarëve dhe kompanive ndihmë të drejtpërdrejtë financiare të shtetit prej tre miliardë eurosh, njohtoi korrespodenti i MIA-s nga Lubjana.

Qëllimi i këtyre ligjeve është të zbusë ndikimin financiar tek qytetarët dhe ekonomia për shkak të epidemisë së koronavirusit. – Një ligj i tillë kurrë nuk është miratuar në Slloveni. Masat në ligjin e ri do të zbatohen pasi Kuvendi ta miratojë atë. Masat do të shpëtojnë njerëz, ekonominë dhe jetën tonë, tha Kryeministri Janez Jansa, duke përfaqësuar ligjin. Sipas vendimit, të gjithë të vetëpunësuarit, të cilët për shkak të epidemisë nuk mund të fitojnë të ardhura të mjaftueshme, do të marrin ndihmë prej 700 eurosh, dhe shteti do të paguajë kontributet e tyre. Të gjithë studentët me kohë të plotë në Slloveni do të marrin ndihmën shtetërore prej 150 euro. Familjet me tre fëmijë do të marrin një kompensim deri në 100 euro, ndërsa ata që kanë më shumë do të marrin ndihmë shtetërore prej 200 eurosh në muaj. Pensionistët gjithashtu do të marrin para nga shteti për llogari të tyre, dhe shuma do të varet nga pensioni i tyre. Ata me pensionet më të ulëta deri në 500 euro do të marrin 300 euro, ata deri në 600 do të marrin 230 euro nga shteti, dhe ata me pension mbi 700 euro do të marrin 130 euro. Ndërsa për kompanitë, për të kursyer punë, shteti merr përsipër pagimin e kontributeve për të gjithë punonjësit, të cilët për shkak të zvogëlimit të ngarkesës së punës do të dërgohen në shtëpi në të ashtuquajturin “pritje”, d.m.th të ulen në shtëpi. Për më tepër, shpenzimet shëndetësore gjatë epidemisë do të mbulohen plotësisht nga Fondi Shëndetësor, jo nga punëdhënësi. Ata që janë në rrezik për punën e tyre gjatë epidemisë do të marrin një rritje të pagave nga 10 në 200 përqind, dhe rekomandohet që kompanitë private të ndjekin të njëjtin model si punonjësit në rrezik të rritjes. Zyrtarët e emëruar nga qeveria do të marrin 30% më pak pagesa gjatë epidemisë. Kryeministri Jansa ka njoftuar se do të pasojë një ligj i dytë i ngjashëm, i cili do të ndihmojë më tej qytetarët dhe ekonominë. Sipas tij, ky ligj nuk ka një sektor në vend që nuk do të marrë ndihmë financiare, dhe kjo vlen edhe për komunat, përkatësisht vetëqeverisjen lokale. Banka Qendrore Evropiane do t’i mbështesë këto masa me një miliardë euro. Qeveria njoftoi se do të vendosë më tej kufizime në lëvizje, duke pasur parasysh që qytetarët e fundjavës kishin mbushur qendrat turistike, gjë që shkaktoi shqetësim të madh.
Qeveria Sllovene prezantoi të ashtuquajturat “Ligji Mega Corona” për t’u dhënë qytetarëve dhe ekonomisë tre miliardë euro | opserver.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments