7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedonia kaloi ligjin që mbron të drejtat e komunitetit LGBTI

Maqedonia kaloi ligjin që mbron të drejtat e komunitetit LGBTI

Ka kaluar në Kuvend Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, me të cilin tani edhe komuniteti LGBT do të përfshihet si kategori ose bazë për mbrojtje nga diskriminimi në këtë ligj.

Votimi është bërë pas ndërprerjes së seancës ku zhvillohej interpelanca për ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ligji u miratua me 53 vota “për”, dhe një i “përmbajtur” nga 62 deputetët e pranishëm në seancë. Ligji ka kaluar edhe në votimin me Baditenter, ku votuan 13 nga 20 deputetët e pranishëm nga komunitetet joshumicë.

Në ligjin e deritanishëm për mbrojtje dhe parandalim të diskriminimit ishin numëruar të gjitha bazat e diskriminimit të munshshëm si përkatësia etnike, fetare, racore dhe të tjera, ndërsa me ligjin e ri tani shtohet edhe mbrojtja e komunitetit gej, lezbike dhe transeksual. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments