7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajme799 lëndë kundër Maqedonisë në GJEDNJ-Strazbur, lëshime në vendime e procedura, hetime...

799 lëndë kundër Maqedonisë në GJEDNJ-Strazbur, lëshime në vendime e procedura, hetime joefikase…

Maqedonia viteve të fundit hyn në grupin e 10 shteteve të para për shkelje të të drejtave të njeriut. Këtë e vërteton edhe fakti se edhe pse pranë Gjykatës Europiane për të drejta të njeriut në Strasburg janë dorëzuar 799 lëndë, edhe përkundër aktvendimeve të kësaj gjykate, paditësit nuk fitojnë pothuajse asgjë nga shteti. Komisioni anketues pranë Kuvendit për herë të parë debatoi se pse nuk kanë efekt aktvendimet e kësaj GJEDNJ-së në Maqedoninë e Veriut.

“Nga ratifikimi i Konventës Evropiane për të drejta të njeriut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, deri më vitin 2017 agjenti shtetëror ka vepruar mbi 799 lëndë nga ankesa të parashtruara deri tek Gjykata Evropiane për të drejta të njeriut”,- deklaroi kryetari i Komisionit Anketues, Fadil Zendeli.

“Sipas numrit të aplikimeve të dorëzuara në Gjykatën Europiane për të drejta të njeriut kundër Maqedonisë, llogaritur për kokë banori, Republika e Maqedonisë viteve të fundit realisht hyn në grupin e dhjetë shteteve me më shumë ankesa, nga gjithsej 47 shtete anëtare të Konventës Europiane për të drejta të njeriut”,- tha agjentja qeveritare e vendit pranë GJEDNJ-së, Danica Gjonova.

Nga Instituti për të drejta të njeriut thonë se në Maqedoni nuk i kushtohet rëndësi zbatimit të aktvendimeve të Gjykatës Europiane. Numrat e lëndëve të paraqitura si dhe aktvendimet e miratuara tregojnë se situata është serioze për një vend të vogël siç është Maqedonia. Në bazë të aktvendimeve gjyqësore, si lëshim i organeve shtetërore pothuajse në të gjitha aktvendimet përmendet hetimi joefikas dhe shkelja procedurale.

“Një mospërkushtim i tillë ka të bëjë si në pjesën e zbatimit të vendimeve përmes përsëritjes së procedurave si mjet juridik që Maqedonia e vendosi duke i vlerësuar obligimet që i ka me nënshkrimin e Konventës Europiane dhe protokollet e saj. Nga ana tjetër, sjellja e dy pushteteve të tjera, ajo ligjvënëse dhe ajo ekzekutive në obligimin e tyre jo vetëm për zbatimin e aktvendimeve por edhe sanimin e situatave të caktuara që të mos vijnë lëndë të tjera pranë Gjykatës Europane për të drejta të njeriut”,- tha Margarita Caca Nikollovska nga Instituti për të Drejtat e Njeriut.

Si rast i zgjidhur nga Gjykata Europiane për të drejta të njeriut është rasti “Latifi” kundër Maqedonisë, ku një person shpallet i rrezikshëm për sigurinë e vendin, pa pasur procedurë adekuate se pse shpallet si i tillë, thonë nga Shoqata e juristëve të rinj. Sipas tyre, këtë problematikë e kanë edhe mbi 100 qytetarë të tjerë të mbetur nga lufta e Kosovës në vitin 1999.

“Kur e pamë këtë thjesht mund të them se u shokuam, sepse kur dëgjoni se dikush shpallet si i rrezikshëm për sigurinë e shtetit. Unë dhe kolegët e mi vlerësojmë se nëse një person jeton jetë jashtëmartesore me dikë që ka kryer vepër penale, pa marrë parasysh nëse është vjedhje apo diçka tjetër, kjo paraqet rrezik për sigurinë”,- tha Zoran Drangovski nga Shoqata e Juristëve të Rinj.

Në seancë shqyrtohej raporti për vitin 2017. Maqedonia e Veriut, Konventën Europiane për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut e ka ratifikuar në prill të viti 1997, ndërsa ankesa e parë kundër shtetit ka arritur në vitin 1999.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments