Hotel” Molika” në Pelister, në pronësi të SH.A. ESM, prej sot do të jetë një karantinë shtetërore për 90 persona që kthehen nga vendet e huaja.
Njerëzit pritet të mbërrijnë gjatë ditës së sotme në Aeroportin e Shkupit dhe deri në mbrëmje në mënyr të organizuar do të vendosen në hotel “Molika”.
Transporti dhe akomodimi do të kryhen në përputhje me protokollet e Ministris të Punëve të Jashtme, Punëve të Brendshme dhe Shëndetësisë, ndërsa hoteli do tju sigurojë të gjitha kushtet për akomodim për periudhën e izolimit të caktuar.
Në dispozicion të shtetit për këto nevoja nga ana e SH.A. ESM janë edhe hotelet në Kodrën e Diellit “Popova shapka “dhe “Slavia”ku pritet të strehojnë qytetarë gjatë ditës së nesërme ,për të cilët është organizuar kthim nga vendet e jashtme .dhe të cilët do ta kalojë periudhën e izolimit në këto ambiente.