Presidenti amerikan, Donald Trump, iu drejtua me një ton të zemëruar prodhuesve të automjeteve, “Ford” dhe “General Motors” që të fillojnë prodhimin e respiratorëve për t’iu përgjigjur pandemisë së koronavirusit.
“General Motors duhet të hapë menjëherë fabrikën e tij të braktisur në Lordstown, Ohio, ose një fabrikë tjetër dhe të fillojë prodhimin e respiratorëve tani”, postoi Trump në Twitter.
“Ford, respiratorë tani shpejt”, shtoi ai.
Postimi i zemëruar i Donald Trump-it bie ndesh me deklaratat e tij, dje në mbrëmje, në Fox News, ku ai minimizoi nevojën për respiratorë.