9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBISEDA E ALBIN KURTIT ME ANGELA MERKELIN – KUMTESA E QEVERISË SHPALOS...

BISEDA E ALBIN KURTIT ME ANGELA MERKELIN – KUMTESA E QEVERISË SHPALOS DETAJE

Zyra e kryeministrit ka dhënë detaje nga biseda e sotme telefonike ndërmjet kancelares Angela Merkel dhe kryeministrit Albin Kurti.

Në një deklaratë për media thuhet se të dy burrështetasit shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e ngushta bilaterale, përafrimin e reformave të Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për situatën në rajon.

Kancelarja Merkel i ofroi kryeministrit Kurti mbështetje në luftën kundër korrupsionit dhe programit të gjerë e ambicioz për reforma në vend. Në këtë kontekst, Republika Federale ofroi këshilla specifike nga ekspertë gjermanë, thuhet në deklaratën e përbashkët të zëdhënësit të Qeverisë Federale, Steffen Seibert dhe atij të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziut.

Në takim u diskutua edhe për luftën kundër koronavirusit, për të cilin kancelarja Merkel premtoi se do ta shqyrtojë mbështetjen ndaj Kosovës për trajtimin e kësaj krize.

Gjithashtu, u diskutua edhe mbi dialogun e BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e po ashtu edhe për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina të vendosur në vitin 2018, nga ish-Qeveria Haradinaj.

Kancelarja Merkel përshëndeti propozim-vendimin e kryeministrit Kurti për heqjen e plotë të tarifës pas datës 1 prill, pas heqjes së tarifës për lëndën e parë në javën e kaluar.

Ajo gjithashtu mbështeti një dialog, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili duhet të synojë heqjen e të gjitha pengesave tregtare jo-tarifore midis Serbisë dhe Kosovës.

Gjatë bisedës telefonike kancelarja Merkel dhe kryeministri Kurti shfaqën besimin e tyre se nuk duhet të ketë pengesa në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se mbështesin rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Qëllimi i këtij procesi mbetet arritja e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese që siguron normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe e cila i shërben popujve të të dy shteteve, përfundon deklarata.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments