Zvoglimi i rrogave të administratës publike do të ishte një barrë e rëndë që kjo shoqëri në këtë moment nuk mund ta mbaj.
Kështu ka shkruar në profilin e tij në facebook drejtori i Klinikës për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv në Qendrën Urgjente, dr.Ilir Hasani,
“Në një moment, kur qeveritë e shteteve të tjera mundohen me çdo kusht të lehtësojnë jetën e qytetarëve të tyre, zvoglimi i rrogave të administratës publike do të ishte një barrë e rëndë që kjo shoqëri në këtë moment nuk mund ta mbaj. Një gjë e tillë nuk do të ishte vetëm demotivuese për një shoqëri të izoluar në karantinë, por do të kishte pasoja te paparashikueshme. Na duhet motivim dhe ndjenja e sigurisë dhe kujdesit nga shteti. Jo demotivim”, ka shkruar Hasani