7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDuartrokitje për ekspertët kinezë në Sërbi edhe nga Vuçiçi (video)

Duartrokitje për ekspertët kinezë në Sërbi edhe nga Vuçiçi (video)

Vuçiç: Kemi treguar disiplinë në kohë të vështira

Avioni serb që ishte nisur për në Pekin kthehet në shtëpi. Lutjet e presidentit, Alleksandar Vuçiç, i kanë dëgjuar vëllezërit kinezë. Në avion janë gjashtë ekspertë nga Kina dhe ndihmat që ia ka dërguar homologu Si Xhi Ping. Për mysafirët një duartrokitje edhe nga vetë presidenti. Përshëndetja me kujdes. Serbia rrezikohet të kthehet në një vatër me mbi 170 të infektuar, numër që rritet çdo ditë. Falenderimi i serbëve për kinezët është i pafund.

“Covid-19 paraqet armikun e gjithë njerëzimit. Më i rëndësishmi është solidariteti. Ne do të jemi së bashku sepse ashtu jemi më të fortë dhe me miqtë tanë serbë do të luftojmë deri në triumf”, tha ambasadorja e Kinës në Serbi, Chen Bo.

“Kemi arritur të tregojmë disiplinë dhe përgjegjësi në kohët më të vështira. Është me rëndësi ta tregojmë atë edhe tani”, tha Vuçiç.

Por apelet e presidentit megjithatë duket se këta njerëz nuk e kanë dëgjuar.  Jo shumë të brengosur duken ditën, edhe pse të mbyllur në mbrëmje. Pjesa e lirisë nuk ka nënkuptuar pushime pranverore. Dhe kjo ka shtyrë institucionet drejt masave të rrepta. Këta kampe për karantinë i presin ata që nuk respektojnë. Serbia sikur përgatitet për një katrahurë.

“Luftojmë, por disiplina jonë duket se nuk është e lakmueshme. Lus njerëzit ta kuptojnë që nuk po bëjmë këtë se duam që njerëzit të rrinë edhe tre orë më shumë në shtëpi. Po e bëjmë të mbijetojmë. Njerëz, dje në Itali kanë vdekur 627 njerëz”, u shpreh Presidenti serb.

Nga e diela mund të dilet nga ora pesë e mengjesit deri në pesë pasdite. Në fillim të javës liria mund të kufizohet deri në mbyllje totale, 24 orë në shtëpi.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments