-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajme118 të prekur me COVID-19 në Serbi

118 të prekur me COVID-19 në Serbi

Autoritetet të shqetësuar për kthimet nga Diaspora

Serbia ka shënuar edhe 15 raste të reja me virusin korona duke e çuar numrin në 118. Kjo ka shtuar numrin dukshëm dhe qeveria në fundjavë pritet të paraqesë masa të reja për të zvogëluar edhe më shumë lirinë e lëvizjes. Deri më tani gjendja e pacientëve ka qenë më e lehtë, por sipas autoriteteve, janë nëntë persona në respirator për frymëmarrje. Të shqetësuar me numrin e madh të serbëve të kthyer nga Diaspora dhe mos respektimin e orës policore, thuhet se kufizimi së shpejti do të jetë edhe gjatë ditës. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pasi takoi ambasadorin norvegjez, tha se kjo luftë fitohet vetëm me unitet.

“Puna ime dhe e të gjithë ne është që të ruajnë jetët e njerëzve. Shpresoj që të gjithë që do ta mbijetojnë dhe shpresoj që kjo të jetë 99.99 për qind e atyre që do të mbijetojnë dhe nëse na hidhërohen, le të hidhërohen kur të shpëtojnë. Rutina nuk është e rëndësishme tani”, tha ai.

Policia serbe vëtëm gjatë natës ka arrestuar mbi 150 persona dhe ka ndaluar shumë të tjerë që nuk kanë respektuar ndalesën totale. Apelet e qeverisë nuk kanë ndihmuar shumë që njerëzit të vetëdijësohen. Shteti ka themeluar kampe për karantinë dhe do të filloj të aplikoj masa të rrepta duke i dëtyruar të rrinë të mbyllur. Çdo ditë policia kërkon në shtëpi mijëra persona që janë kthyer nga vendet e Evropës Perëndimore. Serbia pret gjatë fundjavës ndihma nga Kina me mjekë. Ndërsa janë porositur 30 milionë maska mbrojtëse.

Tv Klan.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments