12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTë shtunën seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Të shtunën seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Të shtunën pasdite pritet të mbahet seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Klan Kosova ka mësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 25 nënshkrime nga deputetët në radhët e vet, 13 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gjashtë nga NISMA dhe AKR, dhe nënshkrimet nga minoritetet.

Përgjigje akoma nuk ka dhënë Partia Demokratike e Kosovës.

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dhënë arsyet e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Në të ndër të tjera thuhet se kjo gjë ka ardhur pas vendime të njëanshme të Kryeministrit Kurti.

Aty theksohet se ky vendim i LDK-së erdhi edhe për shkak të prishjes së raporteve me partnerin kryesor të Kosovës, SHBA-të.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments