-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë Maqedoninë e Veriut mbyllen kufijtë dhe aeroporti në Shkup

Në Maqedoninë e Veriut mbyllen kufijtë dhe aeroporti në Shkup

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për mbylljen e vendkalimeve kufitare dhe të aeroportit ndërkombëtar në Shkup, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Vendkalimet kufitare mbyllen për kalimin e shtetasve të huaj, udhëtareve dhe automjeteve. Përjashtim bëjnë automjetet e mallrave, përfaqësuesit diplomatikë dhe persona të tjerë, për të cilët ka interes të veçantë shtetëror ose ekonomik”, tha ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe .

Ai tha se kalimi kufitar mbyllet edhe në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, por jo edhe për fluturimet shtetërore, ushtarake, të mallrave, humanitare dhe mjekësore.

Vendimi për mbylljen e një aeroporti më të vogël në Ohër është marrë më 14 mars.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Maqedoninë e Veriut aktualisht janë 23 persona të infektuar me koronavirus.

Prej tyre, 20 janë nga Dibra dhe tre nga Shkupi, ndërsa një është shëruar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments