0.4 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAmbasada gjermane përkohësisht e mbyll departamentin konsullor dhe të vizave

Ambasada gjermane përkohësisht e mbyll departamentin konsullor dhe të vizave

 Ambasada gjermane kumtoi se si pasojë e përhapjes progresive të koronavirusit (Kovid-19), menjëherë e mbyll për një kohë të pacaktuar departamentin konsullor, përfshirë edhe atë të vizave për vizitorë.

Siç informojnë nga ambasada, të gjitha terminet tashmë të planifikuara do të riregjistrohen automatikisht nga ana e ambasadës për një termin të mëvonshëm.

Për personat që posedojnë ekskluzivisht shtetësinë gjermane dhe pasaporta e tyre gjermane dhe/ose kartat e identitetit do të bëhen të pavlefshme brenda dy muajve të ardhshëm ose tashmë janë të pavlefshme, u kërkohet t’i kontaktojnë përmes e-mailit në [email protected]., ndërsa në e-mail të dërgojnë edhe një kopje të pasaportës dhe/ose të kartës së identitetit.

“Ambasada do të informojë në ueb faqen e saj të internetit www.skopje.diplo.de, menjëherë pasi të normalizohet fluksi i vizitorëve dhe përsëri mund të ketë termine. Ju kërkojmë ndjesë për kufizimet dhe kërkojmë të na kuptoni për këto masa të nevojshme!”, qëndron në deklaratë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments