-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaSportCORONAVIRUSI NUK FAL AS PRESIDENTË FEDERATASH, E PËSON AI I SERBISË

CORONAVIRUSI NUK FAL AS PRESIDENTË FEDERATASH, E PËSON AI I SERBISË

Tjetër personazh i botës së sportit me Coronavirus. Tanimë bëhet fjalë për një president federate dhe është Slavisa Kokeza që ka dalë pozitiv në testin e COVID-19.

Federata Serbe e Futbollit ka dalë me një komunikatë dhe e ka bërë me dije diçka të tillë.

Kokeza ditë më parë ishte në kongresin e UEFA-s dhe në Serbi mendojnë se atje mund ta ketë marrë. Tashmë frika është mos ndonjë bashkëpunëtor tjetër në federatë është prekur. Para Kokeza, një tjetër serb i botës së futbollit ka dalë pozitiv. Bëhet fjalë për sulmuesin e Fiorentina, Dusan Vlahovic.

Në Serbi ende nuk janë marrë masa ekstreme për të luftuar Coronavirusin, pasi rastet e shfaqura janë të pakta. Momentalisht atje edhe kampionati nuk është ndërprerë, por po luhet me dyer të mbyllura.RTKlive

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments