-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTrump shpall emergjencën, 50 mld dollarë për qeveritë e shteteve dhe ato...

Trump shpall emergjencën, 50 mld dollarë për qeveritë e shteteve dhe ato lokale për t’iu përgjigjur koronavirusit

Presidenti Donald Trump e shpalli pandeminë e koronavirusit një emergjencë kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që zyrtarët nxitojnë të frenojnë përhapjen e virusit. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti tha: “Po shpall zyrtarisht gjendjen e emergjencës kombëtare” dhe shtoi se emergjenca do të verë në dispozicion 50 miliardë dollarë për qeveritë e shteteve dhe ato lokale për t’iu përgjigjur koronavirusit.

Presidenti Trump tha se ai po jepte sekretarit të Shëndetësisë kompetencat e emergjencës që do të shmangnin disa rregullore dhe ligje federale për t’u dhënë mjekëve dhe spitaleve “elasticitet” në trajtimin e pacientëve. Presidenti Trump i bëri komentet ndërsa bisedimet vazhdojnë midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit për miratimin e një pakete financiare.

Ndaj presidentit Trump ishte rritur trysnia për të shpallur emergjencën kombëtare për sëmundje infektive në bazë të një ligji të vitit 1988, që do të lejonte Agjencinë Federale për Menaxhimin e Emergjencave Federale të jape fonde për katastrofat për shtetet dhe qeveritë lokale dhe për të dislokuar ekipet mbështetëse.

Departamenti i Shëndetësisë e deklaroi koronavirusin një emergjencë të shëndetit publik në fund të janarit. Disa shtete kanë deklaruar gjendjen e emergjencës për koronavirusin, përfshirë Nju Jorkun.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments