Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami bashkë me anëtarin e kryesisë qendrore, Ali Alilin dhe drejtorin e departamentit të bujqësisë, Irfan Demiri pritën në takim përfaqësuesit e dhomës së veterinarëve të Maqedonisë së Veriut.
Në takim u diskutua për situatën aktuale që përfshin sektori i bujqësisë dhe veterinarisë në shtetin tonë.
Kryetari, Kasami u konfirmoi që me Lëvizjen BESA pjesë e qeverisjes do të merren hapa konkret në këtë drejtim. Gjithashtu të dy palët u dakorduan për bashkëpunim në të ardhmen