11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmePresidenti Pendarovski merr vendim për angazhimin e Ushtrisë në Dibër dhe Qendrën...

Presidenti Pendarovski merr vendim për angazhimin e Ushtrisë në Dibër dhe Qendrën Zhupës

Presidenti Stevo Pendarovski mori një vendim për vendosjen e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë Veriut për të mbështetur vetëqeverisjen lokale në Dibër dhe Qendrën Zhupës si dhe për të mbështetur forcat policore të Ministrisë së Brendshme në sigurimin e një pjese të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë në territorin e komunës së Dibrës. 
Vendimi u mor me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Corona, COVID-19 dhe eliminimin e pasojave të epidemisë, pas shpalljes së krizës në komunat Dibër dhe Qendrën Zhupës. 
Njësitë e Ushtrisë do të bashkërendojnë aktivitetet e tyre dhe do të bashkëpunojnë me pushtetin vendor në Dibër dhe Qendrën Zhupës, policinë, Qendrën e Menaxhimit të Krizave dhe institucionet e tjera shtetërore të përfshira në trajtimin e krizës. 
Kohëzgjatja e veprimtarisë dhe angazhimit të forcave dhe kapaciteteve të Ushtrisë do të jetë nga 13.03.2020 deri në 11.04.2020.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments