Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i koalicionit qeveritar, Kadri Veseli ka thënë sot se çdo Qeveri që rrezikon raportet me SHBA dhe bazën e Bondsteel mund të bie. Këtë deklaratë Veseli e ka thënë pas hapjes së qendrës së inovacionit dhe ndërmarrësisë në Mitrovicë, ku ka thënë se Serbisë do t’i përgjigjen ashtu si e meriton, me tarifë dhe me reciprocitet. Ai ka porositur se askush nuk duhet ta marrë këtë pjesë si “sherr të vetvetes”, teksa ka shtuar se disa e kanë tepruar disa duke e marrë si individuale çështjen e mbrojtjes së vendit. Sipas tij, askush nuk mund ta mbrojë vendin i vetëm. “Tana Qeveritë munen me ecë për atë punë, për që shkon Bondsteel-i. Kështu, po ua them me fjalë, unë jam tërhjek prej këtij debati, por po më vjen edhe turp për faktin se si po e trajtojnë qytetarin tonë. Sovraniteti dhe integriteti mbrohet nga qytetarët e vendit dhe nga institucionet e Republikës të Kosovës. Për atë punë, çdo qeveri ecë”, ka thënë ai. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë për shkak se autoritetet serbe kanë refuzuar vazhdimin e bisedimeve pa heqjen e taksës prej 100 përqind që Qeveria e Kosovës ka vendosur për produktet nga Serbia dhe Bosnja. Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur disa herë se mospezullimi taksës së vënë në importet e Serbisë dhe Bosnjës përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së. Të ngjajshme Ushtria amerikane vendos sistemin THAAD në Izrael “Normalizohet” situata SHBA-BE, evropianëve u kthehet statusi Hapet qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Mitrovicë SHBA dhe Koreja e Jugut ndërpresin ushtrimet ushtarake Shqiptaro-amerikanët ndihmojnë “Thirrjet e Nënave” të Gjakovës Thaçi: Nëse jo me SHBA-të, me kë duhet të bashkëpunojmë
Lexo me shume: http://rtv21.tv/veseli-me-pare-bie-qeveria-sesa-largohet-baza-amerikane/
© RTV21.tv