7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTë gjitha degët e Alternativës në zonën 6 kërkojnë që Hysni Ismaili...

Të gjitha degët e Alternativës në zonën 6 kërkojnë që Hysni Ismaili të jetë përfaqësues i tyre në listën zgjedhore

Burime jozyrtare brenda AlternAtivA-s thonë se të gjitha degët e zonës 6 kërkojnë që ministri aktual i kulturës, Hysni Ismaili, të jetë përfaqësues dhe prijës i AlternAtivA-s në zonën e 6-të zgjedhore.

Sipas analizave të terren dhe përkrahjes strukturore brendapartiake, marrim vesh se strukturat e Alternativës në degët Gostivar, Tetovë, Tearcë, Bogovinë, Vrapçisht, Zhelinë, Bërvenicë dhe Jegunovcë, kërkojnë që Hysni Ismaili të jetë emri që do t’i prijë AlternAtivA-s në zonën e 6-të zgjedhore.

Ditë më parë, në mbledhjen e mbajtur me 25 këshillat vendorë të Alternativës në degën e Tetovës marrim vesh se ministri aktual i Kulturës, Hysni Ismaili, ka marr përkrahjen masive dhe unanime nga të gjitha këshillat vendorë të Tetovës dhe më gjerë. Gjithashtu edhe përkrahja dhe anketat e ndryshme në terren me qytetarët thonë se Ismaili gëzon reputacion të fuqishëm në Tetovë dhe se ai duhet të jetë përfaqësimi më ideal i Alternativës për zonën e 6-të.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments