9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajme“27 prilli”, Veljanovski propozon Zeqirija Ibrahimin për dëshmitar

“27 prilli”, Veljanovski propozon Zeqirija Ibrahimin për dëshmitar

Të akuzuarit për të enjten e përgjakshme pretendojnë se nuk e kanë organizuar hyrjen e dhunshme në Kuvend, më 27 prill të vitit 2017. Ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, tha se aktakuza ishte bërë për qëllime politike nga partia politike në pushtet. Sipas tij, Prokuroria nuk ka dëshmi. Ai vuri në dukje se në fjalimin hapës, prokurorja Vilma Ruskovska nuk e citoi tërë citimin e Goce Dellçevit: “Unë nuk njoh asnjë popull tjetër përveç atij maqedonas, i cili vuajti më shumë nga djemtë e tij”. Këtu, Veljanoski tha se populli maqedonas vuan më shumë nga shërbëtorët e të gjitha regjimeve. Ai foli më tepër për procedurat e seancës konstituive. Veljanoski e mohon prokurorinë, se pa rend i ka dhënë fjalën deputetit Zekirija Ibrahimit, tha se ai foli në mënyrë procedurale, dhe se nuk e ka kuptuar çfarë po këndonte deputeti, sepse përkthimi i tij është vonuar dhe e ka ndërprerë. Ndërsa për avokatët Ibrahimi është kubi që mungon në mozaik.

Sipas regjistrit dhe dëshmive që i dorëzuam është fakt i pakontestueshëm që Zeqirija Ibrahimi është zëvendës- koordinator i grupit të deputetëve të Lëvizjes BESA, e me këtë ka të drejtë për procedurale dhe ai është i pesti i cili u paraqit pas intonimit të himnit nga Kërsto Mukoski i cili fillimisht flet si replikë e më pas janë tre deputet, pastaj vjen Zeqirijai, të gjithë kanë procedurale, që është në suazat e regjistrit dhe s’mund të konsiderohet si lëshim apo abuzim”-tha Elenko Millanov, avokat.

Ish ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski mbronin qëndrimin se nuk e kanë organizuar anëtarësinë e qytetit dhe atë lokale të VMRO DPMNE më 27 prill. Mbrojtja do t’i prezantojë edhe lokacionet e telefonave të Ristovskit, Janakieskit dhe Aleksandar Vasilevski- Ninxhas. Me këtë, avokatët thonë se do të dëshmojnë që nuk kanë qenë në lokacionin e njëjtë pasi Ninxha dëshmoi se i ka vërejtur Ristovskin dhe Janakieskin duke koordinuar anëtarësinë për protesta masovike. Ristovski pohonte se nuk e njeh Nikolla Boshkosin i cili mbeti vetëm i dyshuar për incidentet në Kuvend pasi është në arrati.

Ne kemi dorëzuar prova, kemi dorëzuar ekpertizë që duhet të përfundojë. Nuk na u dorëzuan provat sepse ishin pjesë në procedurën që zhvillohet në Gjykatën e Apelit pas ankesës së rastit tjetër. Pas asaj ekspertize do të vërtetohet se Mile Janakievski jo vetëm që nuk i ka njohur një pjesë të akuzuarve, mendoj për ata që nuk janë të kapshëm, por se i njëjti edhe nuk është në atë stacion bazë për çka pohohet se ka qenë në momentin kur e ka parë dëshmitarin e pretenduar”-tha Aleksandar Novakovski, avokat.

Spiro është në selinë e VMRO-DPMNE-së nga ora 14 ndërsa Mile Janakievski atje mbërrin shumë më vonë”-pohoi Elekno Milanov, avokat.

Për dallim nga Veljanovski, Ristovski dhe Janakievski, ish drejtori i Drejtorisë së sigurimit dhe kundërzbulimit Vladimir Atanasovski nuk pati fjalim hyrës. Gjykimi vazhdon javën e ardhshme kur duhet të dëshmojë kryeministri Oliver Spasovski.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments