3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeThemeluesi i LR-PDSH-së kërkon dorëheqjen e Arta Toçit, “Nënat me shami të...

Themeluesi i LR-PDSH-së kërkon dorëheqjen e Arta Toçit, “Nënat me shami të votuan të jeshë deputete”

Afrim Sulejmani një ndër themeluesit e LR-PDHSH-së dega në Saraj kërkon dorëheqjen e ish deputetes së ASh-së Arta Toçit pas ofendimit që ajo ju bëri nënave me mbulesë. Ai thotë se nënat me shami e kenë bërë atë deputete andaj edhe kërkojë dorëhqje, informon TS.

“Unë Afrim Sulejmani si një ndër themeluesit e LR Pdsh-se dega e Sarajit dhe si ish kryetar dege te Sarajit, dënoj ashpër gjuhën fyese dhe denigruese të nënave shqipëtare që ka bere sot Deputetja Arta Toçi. E njoftojmë deputeten në fjalë se ajo sot është deputete falë votave të atyre nënave e femrave që ajo sot paska kërkuar heqjen e mbulesave mes femrave shqipëtare. E njoftojmë deputeten në fjalë se pjesë e nënshkrimeve që kanë themeluar LRPDSH e asaj kohe kanë qenë plot nëna shqipëtare me mbulesa dhe të ja bëj me dije se ishte muaj I agjerimit që kanë deponuar nënshkrimet e tyre për themelimin e atij subjekti. Unë Afrim Sulejmani kërkoj dorheqje morale urgjente te deputetes në fjalë për nënçmimin dhe shkeljen e të drejtave fetare që i gëzon çdo femër shqipëtare!” ka shkruar Sulejmani në FB

Ndryshe pas publikimit të ofendimit, ka pasur shumë reagime në rrjetet sociale nga çdo aktivist i çdo partie politike në RMV.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments