Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot nga aeroporti i Shkupit ka udhëtuar për në SHBA, ku pritet të zhvillojë takime me kongresmenë, lobistë të çështjes shqiptare dhe me shoqatat e diasporës.
Kasami në SHBA, do të takohet edhe me ndihmës sekretarin e shtetit Philip Reeker dhe Eliot Engel.
Kryetari i Lëvizjes Besa në SHBA gjithashtu do të shpalosë opsionin euroatlantik, si dhe opsionin e tij për koalicionimin me LSDM.
Kasami në vazhdën e vizitës së tij do të takojë edhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.