Dy ditë më parë Bashkimi Demokratik për Integrim njoftoi se do t’i kufizojë aktivitetet apo tubimet me qytetarët për shkak të situatës me koronavirusin.
E përkundër kësaj, rinia integriste u mblodh sot në sheshin “Skënderbeu” për të nisur sfidën online me hashtagun #hajdeknej.
I pyetur se pse Forumi rinor s’i respekton apelet e partisë, zëdhënësi integrist Bujar Osmani me aryetim: “Rinia e BDI-së ka kuptuar se po shënojmë fitore dhe tani është vështirë që të kontrollohet, mirëpo një prej aryseve se pse ky tubim nuk u mbajt në hapësira të mbyllura ishin pikërisht rekomandimet e partisë për të ndërmarrë masa për parandalimin e zgjerimit të virusit prandaj ky organizim u mbajt në të hapur”.
E të rinjtë u lavdëruan për arritjet e partisë e thanë se politikat e BDI-së do të bëjnë që edhe ata që kanë ikur jashtë, të kthehen në vend.
“Përafrimi i standardeve jetësore të vendit tonë me ato të vendeve të zhvilluara paraqesin parakusht që ne, rinia të gjejmë të ardhmen tonë në vendin tonë, por edhe do të mundëson rikthimin e theksuar të qytetarëve të cilët përkohësisht jetojnë jashtë”, theksoi Shqipe Shaqiri, anëtare e Forumit.
“Përshëndetje nga rinia më e mirë n’dynja, ne të gjithë jemi BDI, hajde knej.”