Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Elmedin Memishi I është kundërpërgjigjur Bujar Osmanit nga BDI-ja i çaste më parë deklaroi se shkrirja e Besës në “sojuzin”, e LSDM-së është I dëmshëm për shqiptarët.
Memishi nëpërmes facebook ka ironizuar me Osmanin nëpërmes fjalëve, “mos u prish Bujar, i ri je djalo”. Statusi i plotë i Memishit: “Mos u shqetëso Bujar, mos e prish veten kaq shpejt, i ri je djalo!”, ka shkruar ai. Kjo kundërpërgjigje vjen pasi që Osmani deklaroi se: ” Ne sot jemi të dëshpëruar për faktin që ata sot nuk arritën unifikimin e tyre për shkak të interesave të vogla personale dhe grupore dhe vendimet e tyre edhe më tepër e defaktorizojnë interesin shqiptarë .Ky ” sojuz” i njohur ndërmjet tyre ose kjo shkrirje e Besës në LSDM është në kundërshtim me interesat shqiptare për shkak se defaktorizon peshën e votës shqiptare por para së gjithash edhe rolin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Mekanizmit të Badenterit në mbrojtjen e interesave shqiptare deklaroi Osmani.(INA)