9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMuki: BDI-ja nuk dallon prej VMRO-së, ajo është kancer i shoqërisë

Muki: BDI-ja nuk dallon prej VMRO-së, ajo është kancer i shoqërisë

linku

https://ina-online.net/muki-bdi-ja-nuk-dallon-prej-vmro-se-ajo-eshte-kancer-i-shoqerise/

Partnerët e koalicionit Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti dje i shtrin dorën njëri-tjetrit për kandidat të përbashkët për shef të shtetit, megjithatë deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri aspak nuk është i lumtur me marrëveshjen.

Këtë gjë e tregoi qartas në një intervistë për BIRN vetëm disa orë para që liderët t`ia jepnin besën njëri-tjetrit.

“Sa më shumë që e zgjasim jaraninë me to, aq dëm më të madh do të kemi si parti.”

Arsyeja e bisedës ishte dueli i tij i ashpër në Parlament me Talat Xhaferin pas tentimit të pasuksesshëm për marrjen e imunitetit të deputetit Trajko Velanoski i cili është i dyshuar për sulmin e Parlamentit me 27 prill.

Derisa qëndronim në kafenenë e tij të preferuar në Carshinë Turke, mysafir të rastit na përziheshin në bisedë.

“Vetëm të urojmë për atë që po bënë”, iu drejtuan në maqedonisht.

Edhe pas disa ditëve të zënkës në Parlament, Zekiri ende është i bindur se BDI-ja po e mbron Trajko Veljanovskin.

“Nuk ka arsye pse të kapem me sëpata me Talat Xhaferin, nuk e kam në plan që të referohem.”

Për të gjithçka që ndodhi gjatë vikendit është një skenar i organizuar. Pasi që në detaje na tregoi konspiracionin midis ish partnerëve të koalicionit, poentoi:

“Deputetët e BDI-së e shpëtuan Trajkon, që VMRO ti shpëtoje ato kur të vije koha.”

Përkujtoi se shumë shpejt mund të vije në rend dite marrja e imunitetit të koordinatorit të grupit të deputetëve të BDI-së, Ejup Alimi, për të cilin, ashtu si tha Zekiri, secilën javë është në gjyq, për shkak të akuzave të PSP për mashtrime zgjedhore.

“Askush nuk mund që të më bind në të kundërtën!”.

Nuk e hodhi mundësinë që edhe Zijadin Sela të jetë në të drejt kur thotë se Veljanovski di shumë punë për funksionarët e BDI-së, dhe duan që ta mbrojnë që të mos flas.

“Sa më shumë që e zgjasim jaraninë me to, aq dëm më të madh do të kemi si parti.”

Ai nuk beson se sjellja e BDI-së është e lidhur me spekulimet se partia e Ahmetit në këtë mënyrë po bën presion që Oliver Spasovski të jetë kandidat për president që ata ta marrin ministrinë e punëve të brendshme.

“Ajo që BDI-ja i bëri LSDM-së është thikë mbas shpine!”

“Nëse kthehemi mbrapa me 27 prill, opinioni e mban mend se asnjë deputet i BDI-së nuk u prek. Dhe tani dalin në mbrojtjen e atyre që deshën të na vrasin.”

Disa herë gjatë bisedës, Zekiri përsëriti se qëndrimet e tij për BDI-në janë të njëjta si kur ishte gazetar, asgjë nuk do t`ia ndryshoje mendimin dhe se këtë gjë e dinë të gjithë në partinë e tij.

“BDI-ja është kanceri i shoqërisë maqedonase! Absolutisht janë më të këqij se VMRO-DPMNE-ja nga koha e Gruevskit dhe Mijalkovit. BDI-ja, as që e do e as që është duke punuar në konceptin e LSDM-së për Maqedoninë si një shoqëri.”

Nuk ia ndërron mendimin edhe rroli i Mijalkovit gjatë ndryshimeve kushtetuese.

Pa dallim se tashmë është e ditur se BDI dhe LSDM bashkërisht do të marrin pjesë në zgjedhje, profilimi i Muhamed Zekirit si frontmen në betejën parlamentare mund që të nënkuptohet se megjithatë ka nisur lufta midis Zaevit dhe Ahmetit për votat shqiptare.

“LSDM e ka fituar atë betejë me BDI-në nga viti 2016 e këndej”, kundërshtoi Zekiri.

Ai përkujtoi se BDI në vitin 2014 kanë fituar 153.000 vota, ndërsa dy vite më vonë vetëm 86.000 vota, ku nga 20 deputet kanë ra në vetëm 10.

“Nuk janë të përgatitur që të dalin më kandidat të tyre për zgjedhjet presidenciale, pasi që e dinë se si do të kalojnë. Në tërësi do të delegjitimohen dhe për këtë arsye na u janë afruar me idenë për kandidat konsensual.”

Sipas tij, BDI-ja është në rënie të lirë dhe se maksimumi që mund të arrijnë është 50.000 vota.

“Dhe ky rezultat do të ishte super për to.”

Në një deklaratë televizive këtyre ditëve Zekiri e hapi derën për spekulimet e zëshme rreth shumicës së re parlamentare pa partinë e Ali Ahmetit.

“Gazetari insistonte me pyetjen nëse është e mundur qeveria pa BDI-në. Është e mundur qeveri pa asnjërin! Shumicën e bëjnë numrat, por pyetja është nëse tani është koha për kombinime të reja.”

Kryeministri Zaev dje ishte i qartë se BDI-ja i duhet për shumicën, por nga biseda me Zekirin e kuptuam se ky opsion nuk është jashtë loje për çdo moment tjetër.

Një aventurë e tillë nënkupton se në shumicën e re parlamentare do të futeshin deputetët e opozitës shqiptare dhe nëntë deputetët nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së që e përkrahën Marrëveshjen e Prespës.

Duke e marr parasysh faktin se kryeministri tha se Sasho Mijalkov i ka nxitur disa nga deputetët e VMRO-DPMNE-së që të votojnë për ndryshimet kushtetuese, na interesonte se si Muhamed Zekiri, si një kritik i ashpër i despotizmit të Gruevskit dhe Mijalkovit, jeton me faktin se ‘kushëriri famëkeq’ ka qenë një partner jo formal i LSDM-së për operacionin e Prespës dhe se ai koalicion jo parimor do të formalizonte shumicën e re parlamentar.

”Absolutisht nuk është e mirë ndenja. Megjithatë, unë nuk bëj dallim midis VMRO-së dhe BDI-së, për mua janë të njëjta. Sa më erdhi rënd që jemi me BDI-në, aq do të më vinte rëndë që të jam edhe me ato deputet.”

“Nuk më vjen mirë, por qëllimi është arritur dhe Maqedonia formalisht deri në fund të vitit do të bëhet pjesë e NATO-s.”

Menjëherë u bë e qartë se pse disa deputet nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së që votuan për ndryshimet kushtetuese morën amnisti për 27 prillin, disa të tjerë, sipas gjitha gjasave janë marr vesh për punësimin e të afërmve të tyre.

Por përsëri e pyetëm Zekirin nëse beson se Elizabeta Kanceska Milevska e ka lexuar Marrëveshjen e Prespës, se ka menduar gjatë dhe për shkak të kësaj ka vendosur që të votoje pro. Pastaj e përkujtuam se Kancevska është e dyshuar e PSP-së.

“Unë nuk kam negociuar me deputetët që votuan, nuk kam biseduar me to, as që kam qenë pjesë e atyre bisedave. Unë si edhe i tërë opinioni duhet të gjykoj mbi bazën e asaj që ajo deklaroi nga foltorja e Parlamentit. Nuk mundem që nga kjo pozitë të spekuloj nëse janë marr vesh në lidhje me këtë.”

LSDM nuk kishte asnjë reagim partiak për mendimin e Gjykatës së Lartë me të cilën një pjesë e mirë e rasteve të PSP-së bien në ujë. Partia nuk mbajti pres konferencë dhe nuk dërgoi njoftim. Për këtë arsye krijohet përshtypja se vendimi i gjykatës është pjesë e një marrëveshje të heshtur për amnisti, e cila do t`i përfshinte edhe krerët e BDI-së.

“Është e mundur që të jetë krijuar një përshtypje e tillë, megjithatë realiteti nuk është i tillë. Ta kishim dashur këtë gjë, nuk do të propozonim ligj të ri për PSP-në.”

Ai tha se me BDI-në janë konsultuar gjatë përgatitjes së ligjit të ri, megjithatë ende janë duke taktizuar.

E shfrytëzuam rastin që ta pyesim Muhamed Zekirin nëse do t`i besonte qeverisë aktuale se Gruevski ka ikur në Hungari pa pëlqimin e saj.

“Si gazetar do t`i ndaja dyshimet e njëjta që i ka edhe opinioni. Dhe derisa dikush nuk tregon dëshmi të fortë se çka ka ndodhur, dyshimet do të ngelin. Hetimi është duke zgjatur shumë dhe opinioni me të drejtë ende pret informacione dhe pret që gishti të drejtohet te fajtori.”

Zekiri si gazetar fuqishëm kundërshtonte atë që qeveria e VMRO-DPMNE-së hidhte para në medie, sidomos në televizione. Prej këtu është e patjetërsueshme që ta testojmë sa është parimor kur bashkëpartiakët e tij në Qeveri mendojnë se financiarisht t`i ndihmojnë televizionet në mënyrën e njëjtë si e bënë këtë gjë me gazetat.

“Unë nuk i kam përkrahur as subvencionet për mediet e shtypura. Dhe vlerësoj se qeveria nuk duhet që ta bëje as të dytën, të krijoje fond për përkrahjen e televizioneve. Tregu është i lirë, mediet elektronike dhe të shtypura le të përcaktohen vet. Maqedonia është shtet i vogël dhe nuk mund që të mbaj një numër aq të madh të medieve.”

Muhamed Zekiri është i vetëdijshëm se shpesh herë është target i komenteve në Facebook, ku e përshkruajnë si erdoganist ose si homofob dhe jo rrallë herë e akuzojnë edhe për dy gjërat menjëherë. Karakteristika të cilat nuk do të priteshin te një politikan që është nënkryetar i një partie që deklarohet si i majtë.

Ai vërejtjet i pranoi me buzëqeshje, duke sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me Erdoganin dhe me Turqinë.

“Secili ka të drejt të mendoje atë që dëshiron, megjithatë nuk kam arsye pse të jam erdoganist. Ajo etiketë mu ngjit pas tentimit për grusht shteti në Turqi kur reagova se në atë mënyrë nuk vihet në pushtet. Kishte shumë viktima dhe reagimi im ishte parimor.”

Në labirintet parlamentare janë ngecur ndryshimet e ligjit për Mbrojtje nga diskriminimi, ndërsa risia kryesore është se shtohet edhe orientimi seksual si bazë për diskriminim. Duke e pasur parasysh reputacionin në Facebook të Zekirit, e pyetëm se si do të votoje për këto ndryshime.

“ Unë nuk jam që dikujt t`i merren të drejtat, por jam kundër martesave homoseksuale dhe kundërshtoj që këto çifte të marrin fëmijë. Megjithatë, një gjë të këtillë ky ligj nuk e parasheh.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments