-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti thirrje mërgimtarëve: Atdheu ka nevojë për ju

Ali Ahmeti thirrje mërgimtarëve: Atdheu ka nevojë për ju

 Në Tiranë ka filluar sot Samiti i dytë i Diasporës ku merrnin pjesë personalitete të larta të politikës dhe botës shqiptare në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë.

Në samitin i cili është organizuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ishte i pranishëm edhe  kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti  i cili  bëri thirrje për mobilizim të mërgatës shqiptare kudo për të zbarkuar në atdheun e tyre.

“Tani patriotizmi më i madh i yni, i shqiptarëve është të zbarkojmë me njerëz të mençur, inxhinierë, ekonomistë, doktorë, specialistë të të gjitha fushave. Për këtë ka nevojë më së shumti sot atdheu ynë”, tha Ahmeti në Samitin e 2-të të Diasporës në Tiranë duke shtuar se ky Samit duhet të ngelë diçka në kujtesën tonë për t’i shërbyer vendit dhe së ardhmes.

“Momentet më të rëndësishme historike të vendit tonë, rrjedhat i kanë pasur nga mërgata. Gjergj Kastrioti Skëndërbeu u organizua dhe u mobilizua në mërgatë dhe më pas zbarkoi këtu tek vendi ku u përkund. Rilindja Kombëtare Shqiptare veproi në Perëndim dhe në Lindje, por të tëra energjitë i vuri në shërbim të vendit, në shërbim të atdheut. Pavarësia e Shqipërisë në 1912 me Ismail Qemalin dhe tërë ato njerëz që ishin vënë në shërbim të rritjes dhe ndërgjegjësimit të kombit u organizuan dhe mobilizuan nga mërgata. E fundit, Ushtria Çlirimtare u financua, u ushqye, u mobilizua pikërisht nga mërgata”, tha Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments