6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmePartitë politike me qëndrime të ndara për respektimin e parimit “fituesi me...

Partitë politike me qëndrime të ndara për respektimin e parimit “fituesi me fituesin”

Partitë politike kanë qëndrime të ndara për respektimin e parimit të koalicionimit fituesi me fituesin, pas zgjedhjeve parlamentare. VMRO-DPMNE-ja thotë se ky parim është shkelur kur është formuar koalicioni aktual qeveritar dhe që tani, primare për këtë parti do të jetë programi.

Jeta nuk është lojë dhe në jetë ka parime që nëse njëherë thyhen atëherë më nuk janë parime. Dhe në emër të kësaj unë mund tu them se politikat që i udhëheq VMRO-DPMNE bazohen në parime dhe për shkak se ky parim njëherë është shkelur, në një intervistë televizive thamë se parimi i ardhshëm do të jetë program me program, e këtë parim nuk e ndryshojmë- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani tha se parimi duhet të vlejë dhe e rëndësishme është që Qeveria, pas zgjedhjeve, të formohet me partinë fituese.

Sistemi, pas Marrëveshjes së Ohrit nuk njeh përfaqësim tjetër përveç të atyre që e përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve. Nëse fitojnë ato parti, kuptohet se ato do të jenë në Qeveri. Ai që do të fitojë te shqiptarët, ai do t’i përfaqësojë shqiptarët në Qeveri. Këtë çështje, për fat të keq ne e kemi kuptuar në mënyrën më të keqe të mundshme përmes përvojës. 2006-2008 na tregoi se shteti nuk mund të tolerojë një gjë të tillë edhe njëherë- tha Bujar Osmani, BDI.

Duke ju referuar vetëm bllokut politik shqiptar, Osmani në përgjigjen e tij anashkaloi faktin që BDI-ja është në koalicion parazgjedhor me LSDM-në, parti e cila kishte më pak vota se VMRO-DPMNE-ja, në zgjedhjet e vitit 2016.

Që parimi fituesi me fituesin duhet të respektohet mendon edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët Zadin Sela. Partneri i tij në koalicion, kreu i Alternativës Afrim Gashi vlerëson se përskaj këtij parimi, i rëndësishëm është edhe programi politik i partive.

Fituesi te partitë maqedonase shkon merr mandat nga Presidenti. Dhe çfarë mandate merr opsioni politik shqiptar që i fton zgjedhjet përveç mandatit që merr nga populli. Nga ana tjetër, ky parim, duhet sqaruar njëherë e mirë, i hyn në punë përfaqësuesve politik të cilët përfaqësojnë një kategori të qytetarëve dhe të popullit këtu, që janë të diskriminuar. Ky parim vlen besoj për Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën- pohoi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Unë dua të potencoj një element që ne do ta kemi parasysh. Së paku kjo është një përpektivë e imja personale; jo gjithmonë mund të bëhet koalicion me secilin nëse nuk merremi vesh për përcaktimet elementare programore- tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Parimi i koalicionimit qeverisës fituesi me fituesin është i pashkruar dhe është shkelur dy herë. Në vitin 2006, VMRO-DPMNE-ja mori në Qeveri PDSH-në edhe pse BDI-ja ishte partia me më shumë vota në zgjedhje. Kjo qeveri pati mandat të shkurtër dy vjeçar. Në zgjedhjet e vitit 2016, partia fituese në bllokun maqedonas ishte VMRO-DPMNE-ja por ajo nuk arriti marrëveshje koalicionimi me BDI-në e cila zgjodhi LSDM-në. Formimi i këtij koalicioni u përcoll me reagime të shumta nga VMRO-ja e cila akoma vazhdon ta quaj pushtet jolegjitim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments