Natyrisht s’jam i kënaqur nga përgjigja. E aq më pak unë s’jam, zoti kryeministër, nga ato që mund t’ju mbajë leksion. Dhe as nga ato që juve mund t’ia caktoni anën se ku duhet të jetë. Unë prandaj hapa këtë temë se preferoj që anën se ku duhet të jem unë ta caktojë populli me votë, ashtu siç ta cakton ty. Ose ku di unë, nesër LSDM-së, ose ndonjë koncepti tjetër politik, apo jo? Kështu që leksionet jepua atyre të cilët edhe t’i dëgjojnë.
Ne bashkë kemi pasur një bashkëpunim, me vërtetë. S’ka funksionuar mbi bazën e leksioneve. Dhe s’do funksionojë, nuk e di me ardhmja se çfarë mund të sjellë. Dhe nuk e dimë se, por kur s’funksionon mbi bazën e leksioneve. Tani në dimensionin tuaj personal, ndoshta kjo situatë politike me këtë formë të zgjedhjes, e të krijimit të qeverisë dhe ligjeve që janë në fuqi, ju shkon për shtat. Sepse ja po ta rikthej kujtesën. Ti shkon një javë ditë përpara, ja zgjat dorën, dikur ja zgjate Arben Taravarit dhe tha e ky është… ë, i preferuari i juaj në qeveri, apo? Vlen në këtë rast. Apo. Asgjë për…
Por ato duhet të jenë të vetëdijshëm për dëmin që e sjellin, sepse unë jo rastësisht e hapa këtë temë, dhe i interesuar që të gjej bashkëmendimtarë për të biseduar në lidhje me këtë temë. E drejtë më themelore se çdo e drejtë tjetër, zoti kryeministër, e dini kush është? E drejta e votës. Natyrisht, pas të drejtës për jetë. Sepse pa të drejtën e votës, ne nuk arrijmë dot në të drejtat të tjera që janë, mund t’i përmbledhë vetëm me një fjalë: barazi. S’kërkojmë ne trajtim më të madh, më të mirë, barazi, asgjë tjetër, as më pak dhe as më shumë.
Dhe prandaj kur shkilet kjo e drejtë vote, ju përmendi disa momente në të kaluarën. Unë kurrë s’kam qenë ithtar i idesë fituesi me fituesin, sepse fituesi në bllokun maqedon është i rregulluar, merr mandat zotëria, apo? Mandatari me fituesin po do të ishte një pikënisje. Dhe në qoftë se në kuadër të sistemit tonë e kemi një parim për të penguar majorizimin edhe të votës në këtë rast, që është parimi i Badenterit. Pse mos e rregullojmë këtë, në mënyrë që edhe qeveritë e ardhshme mos kenë këtë problematikë me të cilat përballet qeveria e sotme, apo? Prandaj, leksione jepju atyre të cilët i blejnë këto leksione. Faleminderit.
– Ziadin Sela, Kryetar i Lidhjes Shqiptare
