0.3 C
Tetovo
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeMickoski premton autostradë të re Veles – Manastir, investime 2 miliardë euro...

Mickoski premton autostradë të re Veles – Manastir, investime 2 miliardë euro në infrastrukturë,as 10% në Maqedoninë Perendimore ?

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sot kumtoi se debitohet për investime në infrastrukturën rrugore në shumë prej dy miliardë eurove. Mes atyre projekteve janë ndërtimi i autostradës së re prej Velesit deri në manastir, përfudnimi i autostradave Kërçovë – Ohër dhe Shkup – Bllacë, të rrugëve të shpejta, siç tha sot në konferencë për shtyp, të filluara në mandatin e fundit të VMRO-DPMNE-së, por edhe të reja nga Kumanova deri në Kriva Pallankë, Manastir deri në kufirin grek dhe nga Strumica deri në kufi me Bullgarinë.

“Debitohemi në ripërtëritje e cila do të sjellë lidhje me autostradë të Shkupit me Manastirin, kjo do të thotë ndërtim i autostradës së re nga Velesi përmes Prilepit deri në Manastir. Do të ndërtojmë autostradë përmes së cilës nga Shkupi deri në Manastir do të udhëtohet për një orë e gjysmë. Kjo do të thotë arterie e re rrugore, korridor i ri përkatësisht lidhje e re me autostradë nga Velesi, Çashka, Prilepi e deri në Manastir, që është me rëndësi strategjike për Rajonin e Pellagonisë dhe një milion qytetarë”, tha Mickoski.

Ai premton asfalt të ri dhe rikonstruim të plotë të 1.000 kilometrave rrugë shtetërore rajonale, 300 milionë euro investime në ndërtim të ujësjellësve të rinj në mbarë vendin, furnizim të pesë trenave të rinj për kushte më të mira në komunikacionin hekurudhor dhe modernizim serioz të trenave.

Premton se do të sigurojë edhe fluturime të reja të lira drejt aeroporteve kryesore evropiane dhe lidhje me qendrat evropiane, si dhe do të punojë në vendosjen e fluturimeve tejoqeanike drejt SHBA-së për komunikim më të lirë dhe më të lehtë.

Ripërtëritja, që dëshiron ta bëjë, prëfshin edhe siç thotë, digjitalizim të plotë të Kadastrit për zero tolerancë. .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments