Kryetari i degës së BDI-së-Tetovë, Bajram Rexhepi, në një debat televiziv në Alsat-M ka publikuar një dokument duke pretenduar se futja e Altabankës ka vulën e VLEN-it ku më 10 shtator zonja Bujare Abazi ka nënshkruar vendimin me të cilin lejohet blerja e aksioneve të Stopanska Bankës -Manastir nga ana e AltaBankës.Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi gjatë emisionit të sotëm me nDritë me Arta Tahirin ka theksuar se banka shqiptare ishte nisur të blejë kompleksin “Soravia” por që futja e saj u bojkotua dhe u sabotua duke akuzuar në mënyrë të turpshme se familjar të kryetarit Ali Ahmeti kanë blejtë, ja për dy vite qeverisje ne ta zbulojnë se çfarë ka ndodhur
