BallinaLajmeАNB dhe MPB me detaje: Persona nga 29 deri në 73 vjeç...

АNB dhe MPB me detaje: Persona nga 29 deri në 73 vjeç të përfshirë në planifikimin e një atentati në Greqi

Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) dhe Byroja për Siguri Publike (BSP) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me agjencinë kombëtare greke të inteligjencës dhe shërbime të tjera partnere, kanë zbuluar një rrjet proksi në Maqedoni të lidhur me një shtetas iranian, anëtarët e të cilit kanë ndërmarrë aktivitete përgatitore logjistike për kryerjen e një akti terrorist, përkatësisht një atentati ndaj një personi në Greqi.

Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Byroja për Siguri Publike, në koordinim me Agjencinë për Siguri Kombëtare, realizoi një aksion të përbashkët antiterrorist të fokusuar në zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve të lidhura me veprat penale “Terrorizëm” dhe “Organizatë Terroriste”.

Aksioni pason informacionet e marra nga ANB-ja në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, të cilat në fillim të këtij viti iu dorëzuan Sektorit për Luftë kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit pranë Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimit të Rëndë. Informacionet kishin të bënin me gjashtë persona, shtetas të Maqedonisë, të moshës nga 29 deri në 73 vjeç, nga Shkupi dhe Kumanova. Pas aktiviteteve të koordinuara operative dhe hetimore të ndërmarra, aksioni u realizua nga shërbimet kompetente policore pranë Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimit të Rëndë, me mbështetjen e Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigar”. Në bazë të urdhrave të gjyqtarit të procedurës paraprake, u kryen bastisje në katër lokacione, me ç’rast katër persona u privuan nga liria. Përveç kësaj, në Republikën e Greqisë u privua nga liria edhe një person tjetër, i cili iu dorëzua organeve kompetente në shtetin tonë. Ndërsa për personin e gjashtë, për të cilin ka njohuri se ndodhet jashtë vendit, po zhvillohet kërkim, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i BSP-së, Aleksandar Janev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments