Kryeministri Hristijan Mickoski do të takon sot krerët e partisë VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami për të biseduar mbi zhvillimet brenda koalicionit qeverisës pas zgjedhjeve në Bervenicë. Ndonëse jo zyrtarisht u fol se do të bisedohet për ndryshimet në eshalonin e dytë dhe të tretë, Mickoski sot gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët tha se takimi do të jetë për qëllime koordinatave dhe jo specifikisht vetëm për ndryshime kadrovike. I pyetur për mundësin e zgjedhjeve të parakohshme, Mickoski shtoi se vendi ndodhet para një krize ekonomike dhe huamarrjet paraprake që duhet kthehen pamundësojnë ngrirjen e procedurave administrative si pasojë e Qeverisë Teknike./Alsat.mk.
